Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

“Pjesa më e madhe për burgjet”, Lamallari tregon si ndahet buxheti prej 15 miliardë lekësh

7 muaj ago
in Ekonomi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka folur këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në komisionin për Çështjet Ligjore për projektbuxhetin e vitit 2026. Gjatë fjalës së tij, Lamallari tha se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm për këtë institucion kap shifrën prej rreth 15 miliardë lekësh.

“Kemi pasur mundësinë që për buxhetin të rakordojmë paraprakisht me Ministrinë e Financave. Buxheti prej 14.96 miliardë lekësh për Ministrinë e Drejtësisë plotëson të gjitha nevojat. Prioritare mbetet pjesa e buxhetit për menaxhimin e burgjeve, për disa projekte të reja për burgjet, si edhe për godina të reja. Mjekësia ligjore, që qytetarët të përfitojnë nga ky buxhet. Do të kemi edhe një institut model për rajonin për trajtimin e të miturve. Për efekt kohe buxheti është shumë konciz, pasi nuk kemi nevojë për buxhet shtesë. Kemi shpenzime korrente, por edhe kapitale të brendshme”, shprehet Lamallari.
Pjesa më e madhe e buxhetit për sistemin e burgjeve

Sipas ministrit Lamallari, buxheti i ardhshëm është përqendruar në forcimin e sistemit penitenciar, përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe zbatimin e projekteve të reja në drejtësi dhe mjekësinë ligjore. Megjithatë pjesën më të madhe të buxhetit e merr sistemi i burgjeve. Plot 9.75 miliard lekë sipas tij, janë të dedikuara për “kushte më të mira jetese, siguri më të lartë, por edhe investime”.

Ndërtimi i IEVP Kukës, 225 milionë e 302 mijë lekë, një investim i rëndësishëm për të lehtësuar ngarkesën e institucioneve ekzistuese dhe për të balancuar shpërndarjen gjeografike.

Rikonstruksion IEVP Fushë-Krujë, 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Vlera totale e projektit është 320 milionë lekë, nga të cilat 220 milionë lekë janë financuar nga Ambasada Britanike dhe grande te tjera. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të brendshme, me synim rritjen e sigurisë dhe standardeve të jetesës së të dënuarve.

Ndërkohë 2.83 miliardë lekë janë parashikuar për përshpejtimin e zgjidhjes së dosjeve të mbetura në shërbimin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina

11:24 | 05/06/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:30 | 04/06/2026
Ekonomi

Alarmi i studimit: 6 në 10 familje shqiptare pa mundësi për shpenzime emergjente

20:47 | 03/06/2026
Next Post

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, dyshohet për dy viktima

AKU bllokon 75 tonë misër në Shkodër, ngarkesa ndalohet në Han të Hotit

Rama njofton mbylljen e të gjithë grup-kapitujve: Shqipëria rekord drejt BE







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

by mirseda
16:49 | 06/06/2026
0

Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e...

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026

Policia njofton masat për ndeshjen me Luksemburgun dhe protestën për Zvërnecin

16:05 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com