Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

5 orë ago
in Kosovo
Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe tregues i dinamikave të ardhshme politike në skenën qendrore. Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica e Jugut vlerësohen si garat më të forta, ku përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të riformësojnë hartën politike lokale. Rezultatet e balotazhit pritet të ndikojnë edhe në balancat kombëtare të pushtetit, duke përcaktuar nëse LVV-ja do të zgjerojë ndikimin e saj apo nëse PDK-ja e LDK-ja do të ruajnë bastionet tradicionale. Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, më 12 tetor, njëzet komuna siguruan kryetarë të rinj, ndërsa 18 të tjerat do të vendosin në balotazhin e 9 nëntorit. Ne këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore. Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Prishtina dhe Prizreni – garat më të forta

Kryeqyteti mbetet arena kryesore e përplasjes politike. Për më shumë se një dekadë, Prishtina ishte simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë herë, balotazhi zhvillohet mes Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çekut (LVV), me një diferencë minimale në rundin e parë – vetëm 0.5 për qind. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kandidatët – shkon përtej kandidatëve dhe lidhet me luftën e partive për pushtetin e tyre në kryeqytet, ndërtimin e bazës zgjedhore dhe krijimin e një bastioni politik në këtë komunë”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG). Prishtina, si komuna më e madhe e vendit, ka rëndësi ekonomike dhe politike, duke e kthyer fitoren aty në avantazh strategjik për çdo parti. Kjo, sipas Eminit, bën që fitorja në kryeqytet të përkthehet “në pushtet dhe ndikim në nivel nacional”.

Pas Prishtinës, gara më e vëmendshme zhvillohet në Prizren, ku përballen Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Artan Abrashi nga LVV-ja. Megjithëse Prizreni është komuna e dytë për nga rëndësia, sipas Eminit, koalicioni lokal mes LDK-së dhe PDK-së, si dhe epërsia e Totajt në rundin e parë, kanë bërë që Vetëvendosje “të mos investojë aktivisht në këtë garë, duke e kanalizuar energjinë në komunat ku ka më shumë gjasa”.

Mitrovica e Jugut – sfidë për bastionin tradicional

Një garë tjetër e rëndësishme, sipas Eminit, do të zhvillohet në Mitrovicën e Jugut, mes Faton Pecit të LVV-së dhe Arian Tahirit të PDK-së. Emini e konsideron këtë betejë si veçanërisht të rëndësishme për Vetëvendosjen dhe për udhëheqësin e saj, Albin Kurti. “… sepse Kurti e ka zhvilluar garën nacionale me ndryshimin e situatës në Mitrovicën e Veriut, si narrativ. Angazhimi i kandidatit më të fortë të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo (Faton Peci) tregon rëndësinë që kjo garë ka për partinë. Kjo sfidon direkt bastionin e PDK-së – gjë që është shumë domethënëse”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.

Roli i profilit të kandidatëve

Në zgjedhjet lokale, roli i individit shpesh rezulton vendimtar.

Sipas Eminit, rasti i Ramiz Lladrovcit në Drenas e ilustron qartë këtë. PDK-ja, pjesë e së cilës ishte Lladrovci, vendosi për kandidat në garë Petrit Hajdarin. Lladrovci, i cili deri atëherë ishte kryetar, i hyri garës me një nismë qytetare dhe e fitoi atë që në rundin e parë. “Kjo tregon qartë se kandidatët kanë rëndësi të madhe”, thotë Emini. Një shembull tjetër, sipas saj, është edhe Përparim Rama në Prishtinë.

“Rasti i Përparim Ramës tregon ndikimin e një fytyre të re që vjen në një parti si LDK-ja nga jashtë Kosovës. Përkundër të gjitha pritshmërive, kandidati fitoi, dhe profili i tij kishte rëndësi jo vetëm për shkak të vetë figurës, por edhe për mbështetjen e partisë. Pra, kombinim i faktorëve”, shpjegon Emini.

Hartë e re politike në horizont?

Rezultatet e balotazhit pritet të ndikojnë ndjeshëm në hartën politike të Kosovës. Në shumë komuna, diferencat janë minimale, dhe çdo koalicion lokal mund të përmbysë rezultatin. Në Prishtinë, për shembull, vendimi i kandidatit të PDK-së, Uran Ismaili, për qëndrimin neutral apo përkrahjen eventuale të njërës palë, mund të përcaktojë fituesin. “Koalicioni eventual mund ta ndryshojë situatën në terren”, thotë Emini. Ajo shton se Vetëvendosja po përpiqet ta zgjerojë ndikimin lokal, veçanërisht në zonat ku më parë nuk kishte bazë të fortë. LVV-ja garon në balotazh në 12 komuna – në dy prej tyre si e para, në dhjetë si e dyta. Në zgjedhjet e vitit 2021, kjo parti kishte fituar vetëm në katër komuna.

“Shembull është targetimi dhe investimi në Mitrovicën e Jugut, duke tentuar për të zvogëluar PDK-në në një nga bastionet e saj. Nëse (LVV-ja) ka një fitore eventuale edhe në Vushtrri, atëherë e sfidon edhe më shumë (PDK-në)”, thekson Emini. PDK-ja dhe LDK-ja, në anën tjetër, janë përqendruar në mbajtjen e komunave që i konsiderojnë bastione tradicionale. “Këto parti janë duke luajtur në mbrojtje, duke u përpjekur t’i mbajnë bastionet e tyre. Ndërsa Vetëvendosje po përdor një lojë më strategjike dhe të fuqishme, me përfshirje aktive edhe të kryeministrit në detyrë (Albin Kurti)”, thotë Emini.

Zgjedhjet lokale si pasqyrë e skenës qendrore

Historikisht, votuesit në Kosovë kanë bërë dallime midis zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore. Megjithatë, Emini vëren se lidhjet midis sjelljes lokale dhe strategjive nacionale po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Vetëvendosje, sipas saj, po punon me qëllim për të zgjeruar kontrollin komunal, ndërsa partitë e tjera po përpiqen t’i ruajnë territoret e tyre politike.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet PDK-së dhe LDK-së e ilustron mirë këtë dinamikë. Ai pasqyron një model tashmë të njohur në politikën kosovare, ku Vetëvendosje dhe disa parti më të vogla përballen në thelb me një front të bashkuar të elitës së vjetër politike kundër tyre – me disa përjashtime të vogla në nivel lokal”, thotë Emini. Edhe pse mbetet e paqartë nëse këto marrëveshje lokale do të çojnë në koalicione të reja në nivel qendror, Emini nuk e përjashton mundësinë. “Prirja e PDK-së dhe LDK-së për të bashkëpunuar në ruajtjen e pozitave të tyre, mund të sinjalizojë edhe mundësi të bashkëpunimeve të ngjashme në skenën qendrore”, thotë analistja.

Polarizimi politik dhe pritjet për të ardhmen

Zgjedhjet e këtij viti, si ato parlamentare apo lokale, kanë dëshmuar polarizimin e skenës politike në Kosovë. Vetëvendosja ka ruajtur narrativin “ne kundër të gjithëve”, ndërsa partitë tradicionale po përpiqen t’i mbrojnë pozitat ekzistuese, thotë Emini.

Sipas saj, rezultati i balotazhit do të jetë një tregues i rëndësishëm për të gjitha partitë, për të kuptuar ku qëndrojnë në raport me elektoratin dhe si duhet t’i përshtatin strategjitë për zgjedhjet nacionale – nëse mbahen sërish. Në këtë kohë, LVV-ja po përpiqet ta formojë Qeverinë e re me Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër, ndërsa partitë e tjera kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ndaj, edhe balotazhi merr dimension të dyfishtë: lokal në dukje, por thellësisht politik në ndikim./ REL

TË LIDHURA

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik
Kosovo

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik

16:33 | 08/11/2025
Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë
Kosovo

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë

09:21 | 07/11/2025
Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes
Kosovo

Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

14:41 | 06/11/2025
Next Post
Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit, armëpushimi mbetet në fuqi

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit, armëpushimi mbetet në fuqi







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com