Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

5 ditë ago
in Politikë
BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

PS dhe PD po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare.
PS në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e PD për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit.

Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke e bërë vendimmarrjen në këto komisione detyrimisht konsensuale.

Më parë, Partia Socialiste kishte propozuar që Komisioni për Reformën Territoriale të kishte 17 anëtarë, nga të cilët 9 nga PS, 6 nga PD, 1 anëtar nga Aleanca për Ndryshim dhe një anëtar tjerër nga Partia e Lirisë.

Ndërsa për Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS ka propozuar një përbërje me 16 anëtarë, nga të cilët 8 të Partisë Socialiste dhe 8 të tjerë nga partitë e tjera parlamentare.
Amendamentet e dorëzuara nga Bardhi parashikojnë që të dy komisionet të kenë të njëjtën formulë barazie; 16 anëtarë, nga të cilët 8 i përkasin PS, 6 PD-së dhe nga 1 përfaqësues nga dy grupet aleate në parlament, “Aleanca për Ndryshim” dhe Partia e Lirisë.

Kjo formulë lë jashtë partitë e tjera që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend, të tilla si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Partia SocialDemokrate e Tom Doshit.
I pyetur nga BIRN, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve.
“Personalisht mendoj që duhet të jenë të gjitha partitë parlamentare. Shpresoj që deri në seancë, PD të pranojë formulën gjithëpërfshirëse,” tha Balla.

Dy reformat e reja

Projektvendimet për ngritjen e dy komisioneve të posaçme të publikuara në faqen e Kuvendit shprehin dhe objektivat e punës së tyre dhe një afat pune prej 9 muajsh.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe. Një komision parlamentar për reformë të re territoriale, i drejtuar nga opozita në vitin 2022, nuk arriti të prodhonte ndryshime të reja, pasi u rrëzua nga mazhoranca e cila mbrojti reformën në fuqi.

Në komisionin e ri që pritet të ngrihet parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..

Në amendamentet e Partisë Demokratike kërkohet gjithashtu që pjesë e komisionit për reformën territoriale të bëhet edhe ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore vijon të ketë si detyrë objektivat dhe qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.

Komisioni i mëparshëm i ngritur për këtë qëllim dështoi ta bënte këtë reformë, ndërsa disa ndryshime të bëra në minutën e fundit në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës dhe mbylljen e listave të kandidatëve u arritën pas një pakti jotransparent mes dy partive të mëdha PS-PD.

TË LIDHURA

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale
Politikë

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale

12:30 | 27/10/2025
“Ju të PS keni dosje, ata kanë mëkatet e tyre”, si reagojnë Dumani e Çela gjatë debatit në Kuvend
Politikë

“Ju të PS keni dosje, ata kanë mëkatet e tyre”, si reagojnë Dumani e Çela gjatë debatit në Kuvend

12:24 | 27/10/2025
Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës
Politikë

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

11:30 | 27/10/2025
Next Post
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale
Politikë

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale

by mirseda
12:30 | 27/10/2025
0

Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai...

“Ju të PS keni dosje, ata kanë mëkatet e tyre”, si reagojnë Dumani e Çela gjatë debatit në Kuvend

“Ju të PS keni dosje, ata kanë mëkatet e tyre”, si reagojnë Dumani e Çela gjatë debatit në Kuvend

12:24 | 27/10/2025
Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi

Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi

12:15 | 27/10/2025
Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

11:48 | 27/10/2025
Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

Deputetja e Vlorës heq dorë nga mandati, Brunilda Mersini gati për të “marrë” Bashkinë e Vlorës

11:30 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com