Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar një prokuror gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe me pseudonimin “Suci”, një emër që përflitet për lidhje të ngushta me të shumëkërkuarin Emiljano Shullazi.
Maksim Lika u ndalua së fundmi në kuadër të një aksioni blic në qytetin e Elbasanit, që kishte në shënjestër elementë të botës së krimit.