Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë me pagesë, 10 euro për çdo kalim!

7 muaj ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria
Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë me pagesë, 10 euro për çdo kalim!

Nga 15 shtatori, qarkullimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, ka vendosur të aplikojë një tarifë prej së paku 10 euro vajtje-ardhje për çdo automjet, duke rënduar më tej xhepat e qytetarëve dhe bizneseve që frekuentojnë bregdetin.
Ky vendim ka ngjallur reagime të forta në radhët e qytetarëve, për shkak të tarifës që konsiderohet e lartë në raport me të ardhurat mesatare në Shqipëri, veçanërisht për familjet që udhëtojnë shpesh drejt bregdetit. Kostoja totale e projektit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, sipas të dhënave zyrtare është 150 milionë euro.

INVESTIMI DYFISH

Investimi është prezantuar si një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në vend, por edhe një nga më të shtrenjtat në rajon. Kritikat kryesore lidhen me faktin se pavarësisht kësaj shume kolosale, qytetarët do të paguajnë një tarifë shtesë për ta përdorur tunelin. Tuneli, me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, është promovuar si një projekt që do të lehtësonte lëvizjen drejt jugut dhe do të kursente kohë, duke e reduktuar udhëtimin nga 45 minuta në vetëm 7 minuta nga Dukati drejt Palasës. Por ky “shërbim”, që u pagua me taksat e qytetarëve dhe u shoqërua me festime propagandistike nga qeveria, tani kthehet në një biznes fitimprurës për shtetin në kurriz të qytetarëve.

Sipas njoftimeve zyrtare, menaxhimi i pagesave dhe i të gjithë procesit do të bëhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionare me kapital shtetëror nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo kompani do të mbikëqyrë sistemin e tarifimit, mirëmbajtjen e portave automatike, si dhe shpërndarjen e biletave dhe aboneve mujore. Por, fakti që kjo strukturë kontrollohet direkt nga ministria e Ballukut, shton edhe më shumë dyshimet për abuzime dhe klientelizëm politik. Bashkë me tunelin e Llogarasë shkon në tre numri i segmenteve rrugore në Shqipëri me pagesë. Krahas akseve Milot-Morinë dhe ThumanëKashar tashmë do të jetë me pagesë edhe Dukat-Palasë. Me vendosjen e kësaj tarife, qeveria po e çon vendin drejt rrugëve private me taksa të larta, duke u kthyer në një barrë të re financiare për qytetarët.
AFERA KORRUPTIVE

Ky nuk është i vetmi problem me tunelin e Llogarasë. Ndërtimi i tij ka qenë në qendër të akuzave për korrupsion që prej fillimit. Në gusht 2024, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kallëzoi në SPAK aferën e tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se në këtë projekt janë abuzuar të paktën 50 milionë euro. Në prill 2025, SPAK nisi një hetim dhe sekuestroi dokumentet e kompanisë “Hill International NV”, e cila ka qenë e përfshirë në projekt. Ndërsa SPAK po heton abuzimet e mëdha me tenderat, qeveria vazhdon t’u kërkojë qytetarëve të paguajnë tarifa shtesë për një rrugë që është ndërtuar me taksat e tyre. Kjo nuk është vetëm një çështje e tarifës, por një model i qartë i grabitjes së qytetarëve përmes projekteve propagandistike, që në fund përfundojnë në kosto marramendëse për qytetarët.

Ministrja Belinda Balluku, e cila prej kohësh është në qendër të kritikave për mënyrën e menaxhimit të projekteve infrastrukturore po përballet me akuza të reja. Ajo akuzohet se ka shndërruar një vepër publike në mjet për të mbushur arkën e shtetit dhe për të favorizuar klientelën politike. Pavarësisht hetimeve të SPAK, Balluku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për akuzat mbi abuzimet dhe nuk ka sqaruar pse qytetarët duhet të paguajnë për një tunel, që është ndërtuar me paratë e tyre. Nga ana tjetër, këta të fundit e konsiderojnë këtë tarifë një grabitje të pastër dhe kanë paralajmëruar reagime në rrjetet sociale. “Paguajmë taksa për rrugë, paguajmë akcizë për karburant, tani edhe 10 euro për një tunel”, – shkruajnë qytetarët e revoltuar.

TË LIDHURA

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari
Aktualitet

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

09:01 | 12/03/2026
Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

08:58 | 12/03/2026
Protestë për imunitetin e Ballukut, 1500 policë në terren
Politikë

Protestë për imunitetin e Ballukut, 1500 policë në terren

08:41 | 12/03/2026
Next Post
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Shpërngulja e palestinezëve është shkelje e rëndë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Shpërngulja e palestinezëve është shkelje e rëndë

Man United turpërohet në Kupë, eliminohet nga ekipi i ligës së katërt

Man United turpërohet në Kupë, eliminohet nga ekipi i ligës së katërt

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari
Aktualitet

I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

by mirseda
09:01 | 12/03/2026
0

Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari. Si rezultat...

Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

08:58 | 12/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta mbi 100$ për fuçi

08:47 | 12/03/2026
Protestë për imunitetin e Ballukut, 1500 policë në terren

Protestë për imunitetin e Ballukut, 1500 policë në terren

08:41 | 12/03/2026
Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

22:46 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com