Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

8 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25% më pak personel zjarrfikësish, sesa e kërkon ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo bashki, duhet të zbatojë standardin e të pasurit 1 zjarrfikës profesionist për 1,500-2,000 banorë.
Në total në të gjitha bashkitë në rang vendi janë të punësuar 1,300 zjarrfikës sipas të dhënave të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.
Në raportin vjetor për “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën aktuale 2024” Institutit për Bashkitë te Shqipërisë evidenton se numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar arrin 0.8 zjarrfikës për 1,500 banorë, ndërsa numri i automjeteve zjarrfikëse është 0.9 për 10,000 banorë.

Kjo tregon se numri i zjarrfikësve të punësuar për 1,500 banorë është rreth 25% nën nivelin e kërkuar nga ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali tha për Monitor se jo vetëm që numri i zjarrfikësve është nën nivelin e përcaktuar në ligjin e vitit 2015, por edhe numri i tyre rezulton se ka një shpërndarje të pabarabartë, ku bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha.

“Por kjo mund të lidhet me shpërndarjen e popullsisë në zona rurale, ku distancat janë më të mëdha dhe infrastruktura rrugore më e vështirë.

Ndërsa Tirana ka numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e popullsisë dhe infrastrukturën më të zhvilluar rrugore në kryeqytet”, thotë ai.
Po ashtu deri në fund të vitit 2018, në çdo bashki u ngritën stacione zjarrfikëse me një personel minimal prej 14 punonjësish. Numri i stacioneve të zjarrfikësve është 70.

Në kuadër të sfidave të vazhdueshme që ka Shqipëria për mbrojtjen nga zjarri, drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, theksoi rëndësinë e modernizimit të mjeteve operative dhe forcave zjarrfikëse.

Ai komentoi situatën aktuale të menaxhimit të zjarreve në disa bashki, përfshirë Delvinën dhe Gramshin, ku janë angazhuar jo vetëm forcat zjarrfikëse vendore, por edhe helikopterë dhe forca të Armatosura Shqiptare dhe të huaja.

“Në terren për shuarjen e zjarreve, sidomos në Bashkinë Delvinë dhe Gramsh, janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore, automjetet zjarrfikëse të bashkive, si dhe helikopterë të Forcave Ajrore shqiptare dhe të huaja për zonat e vështira.

Pjesë shumë e rëndësishme ka qenë gadishmëria e qytetarëve dhe vullnetarëve.”

Sipas Haxhimalit, edhe pse ka pasur përpjekje të koordinuara, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki mbetet e kufizuar, me mungesë mjeteve moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar.

“Në të dy bashkitë janë dhënë urdhra evakuimi për disa fshatra dhe është koordinuar ndërhyrja mes strukturave vendore e qendrore për frenimin e flakëve.
Megjithatë, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki është e kufizuar, me pak mjete moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar, çka e vështirëson reagimin ndaj emergjencave të përmasave të mëdha.

Në këtë rast duhet theksuar kontributi shumë i rëndësishëm i avionëve nga mekanizimi evropian e mbrojtjes.

Kjo tregon edhe një herë se sa rëndësi merr investimi në mjete të tilla.

Por sistemi i mbrojtjes civile kërkohet të jetë më vital dhe i integruar, në burime, teknologji, infrastrukturë, organizime, edukim ndërgjegjësim etj”.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi gatishmërinë e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, u theksua se vendi ka kapacitete të kufizuara për të shuar zjarret në zona të largëta, për shkak të mungesës së pajisjeve specifike si kamerat termike dhe automjetet e specializuara për zonat malore dhe të thella.

“Shqipëria ka nevojë për më shumë automjete zjarrfikëse dhe pajisje moderne që mund të shërbejnë për të përballuar situata më të vështira, sidomos në zona të izoluara,” shtoi Haxhimali.

Kjo pasqyron një tjetër sfidë të madhe për administratën lokale dhe për qeverinë që duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme për përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen.

Në këtë kuadër, Instituti për Bashkitë Shqiptare ka rekomanduar rritjen e transfertave sektoriale dhe krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që mund të përdoret për përballimin e situatave kritike.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki.

Po ashtu sipas Institutit të Bashkive të Shqipërisë për përballimin e situatave emergjente për bashkitë haset nevoja e hartimit të planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki dhe kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 miliardë lekë (rreth 21 milionë euro) për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, ky fond është rritur me 36%.

Ndërsa për emergjencat civile, fondi i vitit 2025 që do të jetë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 5,4 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro), një rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2024.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, më herët rekomandoi se është e nevojshme një rishpërndarje e fondeve të buxhetit për situatat emergjente. Ai sugjeroi që bashkitë që përballen drejtpërdrejt me situata të vështira të përfitojnë më shumë fonde.

Çfarë përcakton ligji për organizimin e strukturës së shërbimit

Neni 7 Organizimi i strukturës së shërbimit

1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin organizohet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfaqëson nivelin qendror; strukturat e shërbimit të MZSH-së në bashki përfaqësojnë nivelin vendor dhe organizohen në drejtori ose sektorë.

2. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në varësi të ministrit, përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, mbikëqyrës dhe drejtues të shërbimit të MZSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së organizohet në drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.

3. Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është në varësi të kryetarit të bashkisë. Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion.

4. Çdo bashki duhet të mbulojë territorin e saj me shërbim zjarrfikës, me stacione të kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikëse.

5. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të shefit të sektorit të shërbimit të MZSH-së dhe ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500-2000 banorë.

6. Çdo stacion duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikës, personel profesionist

TË LIDHURA

Gjyqi i themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk u paraqit,shtyhet seanca. Zbardhen diskutimet
Aktualitet

Gjyqi i themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk u paraqit,shtyhet seanca. Zbardhen diskutimet

10:14 | 01/04/2026
SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro shoqërohet në policinë e Vlorës
Aktualitet

SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro shoqërohet në policinë e Vlorës

10:01 | 01/04/2026
Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,
Aktualitet

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,

09:33 | 01/04/2026
Next Post
Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

Putini s'i trembet kërcënimit të Trump para samitit

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Gjyqi i themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk u paraqit,shtyhet seanca. Zbardhen diskutimet
Aktualitet

Gjyqi i themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk u paraqit,shtyhet seanca. Zbardhen diskutimet

by mirseda
10:14 | 01/04/2026
0

Sot u mbajt seanca gjyqësore e themelit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29...

SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro shoqërohet në policinë e Vlorës

SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro shoqërohet në policinë e Vlorës

10:01 | 01/04/2026
Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,

09:33 | 01/04/2026
Punësuan pa verifikim real Muçi Shaljanin që u vra,Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së

Punësuan pa verifikim real Muçi Shaljanin që u vra,Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së

09:28 | 01/04/2026
Irani sfidon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ju

Irani sfidon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ju

08:53 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com