Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

9 muaj ago
in Kosovo, Politikë
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zoran Vukotiqin, për krime lufte në Kosovë. Aktgjykimi dënues u shpall ndaj Vukotiqit, pasi gjykata e gjeti fajtor për vrasjen e 13-vjeçarit B.M, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës të ngritur në qershor të vitit 2023, Vukotiq akuzohej se më 18 prill të vitit 1999, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, si rezervist i policisë serbe, ai kishte vepruar në kundërshtim me normat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Në aktakuzë thuhej se ai në bashkëkryerje ka vrarë 13-vjeçarin B.M të kombësisë shqiptare. Viktima, së bashku me djalin e xhaxhait të tij kishin qenë duke ngarë një biçikletë, kur Vukotiq së bashku me policë të tjerë të armatosur i kishin hasur fëmijët. I pandehuri, sipas aktakuzës, nga largësia prej 30 metrash kishte gjuajtur me armë zjarri drejt fëmijëve, duke qëlluar në gjoks viktimën B.M, i cili kishte vdekur menjëherë. Fëmija tjetër kishte arritur t’u shpëtojë të shtënave dhe ishte fshehur pas një muri.

Prokuroria Speciale e kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 ndaj Vukotiqit, por me propozimin e avokatit të tij, ato u bashkuan në një çështje më 2024.

Për pikat e tjera të aktakuzës, pas bashkimit të çështjes, Gjykata tha se nuk ka gjetur prova ndaj Vukotiqit dhe ai është liruar nga ato akuza. Prokuroria Speciale e Kosovës e mirëpriti aktgjykimin dënues ndaj Vukotiqit, përkatësisht për vrasjen e 13-vjeçarit B.M.

Por, Prokuroria paralajmëroi se dë të ankohet në Apel për pikat e tjera të aktakuzës, për të cilat Gjykata Themelore nuk gjeti prova.

“Z.V, ndaj të cilit Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim prej 13 vjetësh për dhunë seksuale gjatë luftës, sot është liruar për një rast tjetër të dhunës seksuale, për çka PSRK do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit. Prokuroria Speciale do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në Gjykatën e shkallës së dytë, edhe ndaj akuzave që kanë të bëjnë me vrasjet e civilëve në Studime të Vushtrrisë, më 2 dhe 3 maj të 1999-ës”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndaj ish-rezervistit të policisë serbe, Zoran Vukotiq, më herët është shqiptuar edhe një aktgjykim dënues. Ai më 2021 ishte dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky rast ishte kthyer në rigjykim, por më 2022 ishte rikonfirmuar ndaj tij. Më pas më 2023, Apeli ia rriti dënimin në 13 vjet burgim.

Në këtë aktakuzë thuhej se Vukotiqi si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.

Ky ishte rasti i parë i dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës./REL

TË LIDHURA

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar
Politikë

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

18:32 | 14/03/2026
‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara
Politikë

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

17:47 | 14/03/2026
Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike
Politikë

Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike

17:32 | 14/03/2026
Next Post
Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë

Vizitorët shpenzojnë më shumë, bilanci i turizmit rekord në Shqipëri në tremujorin e parë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com