Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Lëri këto përralla trimërie”, Gjoni dhe Ndreu “përplasen” në Lezhë

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Lëri këto përralla trimërie”, Gjoni dhe Ndreu “përplasen” në Lezhë

Situata politike në vend po bëhet edhe “më e nxehtë” me afrimin e 11 Majit dhe një ndër qarqet që po “zien” është ai i Lezhës, ku kandidati demokrat Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku socialist, Pjerin Ndreu kanë hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Gjoni etiketon drejtpërdrejt Pjeriun Ndreun dhe ashpërson gjuhën, kur thotë se çdo tentativë për të devijuar vullnetin e zgjedhësve do të ketë përballë atë dhe gjithë demokratët e Lezhës.

“Unë nuk kandidoj për interesa personale apo për mandat. Po luftoj për fitoren e Partisë Demokratike dhe për ndryshimin që qytetarët e Lezhës e meritojnë. As ti Pjerin, as mërcenarët tuaj nuk do ta ndalin këtë fitore”, shkruan ndër të tjera Gjin Gjoni.

Kandidati demokrat thotë se asnjë tentativë apo makinacion i levave të pushtetit nuk do mund ta ndalojë fitoren e thellë të PD në Lezhë.

“Nuk mund të fshihesh më pas retorikës boshe: ke larguar nga puna qindra qytetarë vetëm pse ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Institucionet i keni fryrë me punësime klienteliste për qëllime elektorale, e din e gjithë Lezha, por më 11 maj qytetarët do të flasin me votë”, vijon Gjoni.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Pjerin Ndreut, i cili i thotë Gjin Gjonit se askush në Lezhë nuk ka nevojë të bëjë presione apo shantazhe, sepse lezhjanët e kanë zgjedhur vetë se kujt do t’ia besojnë votën.

“Ruaj qetësinë, miku im, se fryrjet e tua publike nuk sjellin vota e as nuk intimidojnë njeri – veç të identifikojnë si të paditur elektoral! Le më të trembi njeri! Më 12 ruaj këto, se e keni zakon, e ti s’del dot nga gjitizi i thashethemeve dhe i një partie rrangallë që ti s’e ngre dot në këmbë”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.

Pjerin Ndreu i thotë kundërshtarit opozitar se nëse do të jetë i zoti, mund të fitojë dhe të marrë rezultatin e dëshiruar në qark, por këtë nuk do ta ketë dot të mundur sepse Partia Demokratike nuk ka alternativë, por ka rënë në batakun e alibive të pabaza.

“Kënaq vetëm ca militantë që të kanë futur në këto hulli, ku do të ftillohesh veç më 12 të mesditës! Ajo puna e grave të Balldrenit dhe autobusëve të Pukës janë “perla” që të shpërfytyrojnë si kandidat në sytë e elektoratit”, vijon ai

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

Aksident në Fier, makina përplas motorin, nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Fier, makina përplas motorin, nuk dihet nëse ka të lënduar

Vodhi televizor dhe kompjuter nga zyra elektorale e PD-së, bie në pranga 36-vjeçari

Vodhi televizor dhe kompjuter nga zyra elektorale e PD-së, bie në pranga 36-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com