Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në mbledhjen rajonale në Mal të Zi, Ilir Proda: Shqipëria finalizoi 4 operacione masive

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në mbledhjen rajonale në Mal të Zi, Ilir Proda: Shqipëria finalizoi 4 operacione masive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, mori pjesë në takimin ndërmjet drejtorëve të përgjithshëm të policive të rajonit. Takimi, i mbështetur nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare: INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX, EU4FAST, EUDEL dhe GIZ.

Në këtë takim u diskutua lufta kundër trafikimit të emigrantëve, krijimi i databazave të përbashkëta dhe përputhja e legjislacioneve kombëtare të fushës, me legjislacionin e BE-së.

Gjatë takimit, titullarët e policive diskutuan se betejat kundër kësaj veprimtarie kriminale zhvillohen tashmë në një kontekst të ri, në atë virtual. Duke qenë se komunikimet ndërmjet autorëve, si dhe ndërmjet autorëve dhe të dëmtuarve, kryhen në platforma sociale të ndryshme, nevojiten njohuri dhe kapacitete të kombinuara dhe moderne për të parandaluar, konstatuar dhe goditur rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në fjalën e tij në takim, Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm rajonal dhe me të gjerë, i cili ka rezultuar me finalizimin e 4 operacioneve masive dhe të rëndësishme të Policisë shqiptare në këtë fushë. Drejtori gjithashtu theksoi se ky bashkëpunim nuk duhet kufizuar vetëm tek aspekte policore dhe operacionale, por duhet të shtrihet dhe te unifikimi i sistemeve dhe databazave, të cilat do të përshpejtojnë verifikimet, në funksion të konstatimit dhe goditjes së këtyre rasteve.

Më tej, Drejtor Proda theksoi se, pavarësisht sfidave që ka sjellë modernizimi, shpejtësia e përhapjes dhe shtrirja e kësaj veprimtarie kriminale, strukturat e Policisë mund të fitojnë revansh nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit, mbi baza profesionalizmi dhe reciprociteti, pa harruar krijimin e një infrastrukture të sigurt komunikimi, si dhe përdorimit të standardeve të njëjta në komunikimet midis sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe investimeve më të mëdha në sistemet e teknologjisë së informacionit.

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Ushtonte dhunë në familje dhe abuzonte me bashkëshorten, dënohet me 6,5 vite burg 51-vjeçari shqiptar

Ushtonte dhunë në familje dhe abuzonte me bashkëshorten, dënohet me 6,5 vite burg 51-vjeçari shqiptar

Çmimi i naftës bie në bursat globale, a do të reflektohet në tregun vendas?

Çmimi i naftës bie në bursat globale, a do të reflektohet në tregun vendas?

Jozi ofendon përsëri Gjestin

Jozi ofendon përsëri Gjestin

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com