Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

A konsumuan bar miu? Djali 3 vjeç humbi jetën, vajza dhe gruaja ende në spital, kryefamiljari apel

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
A konsumuan bar miu? Djali 3 vjeç humbi jetën, vajza dhe gruaja ende në spital, kryefamiljari apel

Disa ditë pas ngjarjes tragjike në spitalin e Shkodrës, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën, ka reaguar babai i tij, Samed Hasmegaj, i cili mohoi shkrimet e mediave se vdekja e djalit mund të ketë ardhur nga përdorimi i një bari për minjtë.

Ai theksoi se nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi që të mos përhapen spekulime të pabaza.

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaci që mund të kem përdorur për minjtë, kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritet të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.”, tha ai.

Gjithashtu kanë reaguar edhe familjarët e 3-vjeçarit, duke hedhur poshtë aludimet se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhej fëmijën duke u shprehur se ngjarja është një fatkeqësi për familjen.

Ata konfirmuan se nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës dhe e falënderuan stafin mjekësor për përpjekjet e bëra.

Ndërkohë, ata kërkuan që mediat të tregohen të kujdesshme në raportimin e ngjarjes, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës dhe shtatzëninë e nënës së fëmijëve. “Çdo lajm i pavërtetë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e saj,” thanë ata.

Gjendja shëndetësore e vajzës 7-vjeçare, e cila dyshohet të jetë helmuar së bashku me vëllanë 3-vjeçar, vijon të jetë e rëndë.

Ajo ndodhet aktualisht në QSUT në Tiranë, ndërsa djali ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës më 22 shkurt. Sipas informacionit nga spitali, fëmijët janë paraqitur për herë të parë për ndihmë mjekësore më 21 shkurt rreth orës 18:30.

Pas ekzaminimit, mjekët konstatuan simptoma të ngjashme me virozat e stinës, përfshirë të vjellat dhe komplikacione të tjera.

Mjekët kërkuan që djali 3-vjeçar të qëndronte në spital, por babai e refuzoi dhe e mori fëmijën në shtëpi, duke firmosur refuzimin e hospitalizimit në kartelën shëndetësore.

Një ditë më vonë, fëmijët u paraqitën përsëri në spital në gjendje të rënduar. Djali, i cili ishte sjellë në gjendje kritike, ka ndërruar jetë 15 minuta pas pranimit.

Vajza 7-vjeçare u dërgua me urgjencë në Tiranë, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin intensiv.

Sipas burimeve mjekësore, një përmirësim i gjendjes shëndetësore të vajzës është raportuar këtë të martë, ndërkohë që ajo vazhdon të mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve në QSUT.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me veprimet e mjekëve dhe për shkaqet e ngjarjes tragjike.

TË LIDHURA

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?
Aktualitet

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

18:17 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm
Aktualitet

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

16:16 | 31/12/2025
Next Post
Makina përplas punonjësin e policisë jashtë shërbimit, nisin kërkimet për shoferin

Makina përplas punonjësin e policisë jashtë shërbimit, nisin kërkimet për shoferin

Dhuna ndaj Arben Çipës në Sarandë, Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, pengimi i investimeve rrezikon imazhin e Shqipërisë

Dhuna ndaj Arben Çipës në Sarandë, Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, pengimi i investimeve rrezikon imazhin e Shqipërisë

Zbardhen detaje nga ekzekutimi në Kurbin, ja kush është viktima e radhës e konflikteve për tokën (FOTO)

Zbardhen detaje nga ekzekutimi në Kurbin, ja kush është viktima e radhës e konflikteve për tokën (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri
Kosovo

Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri

by mirseda
18:40 | 31/12/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke...

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

18:17 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
“Gëzuar 2026!”, Berisha mesazh urimi për fundvitin

“Gëzuar 2026!”, Berisha mesazh urimi për fundvitin

16:57 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com