Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ngërçi i Dinamos, ekipi ka varësi nga treshja e sulmit

1 vit ago
in Sport
Ngërçi i Dinamos, ekipi ka varësi nga treshja e sulmit

Dinamo ka një ngërç për momentin, çka ka bërë që kjo skuadër të lërë pikë të rëndësishme në javët e fundit. U shpresua që kjo situatë të lihej pas me një fitore ndaj Vllaznisë, por nuk ndodhi kështu. Blutë regjistruan ndeshjen e dytë radhazi pa shënuar në kampionat dhe të tretën bashkë me atë të Kupës ndaj Skënderbeut.

Diçka e pazakontë për kryeqytetasit, të cilët më shumë problem kanë pasur lojën mbrojtëse gjatë sezonit. Për fat të mirë, nuk kanë pësuar dy javët e fundit, por mungesa e golave ka bërë që skuadra e trajnerit Ilir Daja të mos shkojë më shumë se barazimi. Kur gjen golin, Dinamo është më e çlirët në lojën e saj.

MANDELA – Duket sikur Dinamo ka një lloj varësie nga Peter Itodo Mandela, i cili mungon që prej derbit me Partizanin. Ai është një sulmues që i nxjerr individualisht golat dhe jo pak herë e ka shpëtuar skuadrën në momente të vështira. Pa të në fushë blutë kanë vuajtur dhe lajmi i mirë për stafin teknik është se nigeriani është shumë afër rikthimit.

Problemet muskulore që e kanë lënë Madelën jashtë skuadre në dy ndeshjet me Skënderbeun, si dhe ato me Teutën dhe Vllazninë, duket se kanë kaluar, sipas rezultateve të vizitës së fundit që ka bërë lojtari. Autori i 10 golave për “Nëndetësen” në këtë kampionat pritet të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës me Laçin dhe ky sigurisht që është një plus për Dinamon.

ZABËRGJA – Kryeqytetasit kanë një lloj varësie edhe nga Baton Zabërgja, i cili nuk ka munguar në fushë në ndeshjet e fundit, por nuk ka qenë në nivelin e tij të zakonshëm. Jo vetëm me golat e shënuar, por më shumë me lojën e tij shpërthyese, sulmuesi anësor ka arritur të zhbllokojë ndeshjet herë pas here. Madje, edhe kur ka munguar Mandela më parë, Zabërgja ia ka dalë të bëjë mirë edhe qendërsulmuesin. Forma jo e mirë këtij lojtari në këto javë të fundit ka ndikuar edhe në rendimentin e skuadrës.

BREGU – Një tjetër lojtar që ka “penalizuar” Dinamon është Dejvi Bregu. Kujtojmë që vlonjati u dëmtua në momentin e tij më të mirë dhe mungoi për disa ndeshje në 2024- ën. Kur u rikthye dhe ishte duke kapur formën, Bregu u ndal nga një gjendje virale, që e ktheu pas.

Mungoi në Durrës me Teutën dhe ndaj Vllaznisë luajti si zëvendësues. Me rikthimin e tij titullar, pritet që edhe Dinamo të ndryshojë, pasi bëhet fjalë për një lojtar me kualitet, që është në gjendje të filtrojë topa në mbrojtjen kundërshtare apo edhe të godasë portën.

Mbetet të shihet tani nëse Bregu do të jetë titullar të premten ndaj Laçit apo jo. Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për Dinamon dhe trajneri Daja ka nevojë për një sulm efikas. Me rikthimin e Mandelës dhe Bregut, edhe Zabërgja dhe skuadra do ta kenë më të lehtë për të gjetur golat e munguar.

TË LIDHURA

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës
Sport

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës

18:36 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin
Sport

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tri duele pa humbje dhe pa pësuar gol/ Vllaznia, favorite absolute ndaj Vorës
Sport

Tri duele pa humbje dhe pa pësuar gol/ Vllaznia, favorite absolute ndaj Vorës

14:40 | 18/04/2026
Next Post
Elbasani humbet “busullën”, tani sheh edhe nga poshtë

Elbasani humbet “busullën”, tani sheh edhe nga poshtë

“Arsimi i Lartë 2030”, Manastirliu: Mbështetja financiare sipas performancës akademike

“Arsimi i Lartë 2030”, Manastirliu: Mbështetja financiare sipas performancës akademike

‘Më burgosën për të më mbajtur larg punëve’/ Veliaj bëhet produktiv nga qelia, ndan foto nga ndërtimi i ‘Edith Durham’

‘Më burgosën për të më mbajtur larg punëve’/ Veliaj bëhet produktiv nga qelia, ndan foto nga ndërtimi i ‘Edith Durham’







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale
Kryesore

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

by mirseda
18:40 | 20/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë e ministra socialistë po zhvillon një takim sot në 20...

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

18:02 | 20/04/2026
Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

17:33 | 20/04/2026
Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

17:21 | 20/04/2026
Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

17:12 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com