Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës çertifikohet për Nivelin 3 të Programit për Reduktimin e Karbonit në Aeroport

1 vit ago
in Ekonomi
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës çertifikohet për Nivelin 3 të Programit për Reduktimin e Karbonit në Aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është çertifikuar me Nivelin 3-Optimizim, nga programi i Akreditimit të Karbonit të Aeroporteve; i vetmi program i miratuar institucionalisht që drejtohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.

Ndryshimet klimatike janë tashmë një sfidë për të gjitha industritë në botë dhe qëllimi për të minimizuar impaktin mjedisor është kthyer në një mision madhor. Industria e aviacionit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të promovuar politika që nxisin një sistem më miqësor për mjedisin, që monitorohen nga institucione të sektorit të aviacionit. TIA ka qenë vazhdimisht pjesë e këtyre nismave për reduktimin e emetimeve dhe ky çertifikim nga programi i Akreditimit të Karbonit, është një motivim i madh për të vijuar me hapa edhe më të mëdhenj

Ky çertifikim vjen pas një procesi të gjatë monitorimi nga palë të treta të pavaruara me ekspertizën e duhur për të vlerësuar planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për të arritur reduktimin e ndikimit negativ në mjedis.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë investuar mbi 5 milionë euro nga Kastrati Group, në drejtim të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe uljen e ndikimit negativ në mjedis:

Instalimi dhe operimi i një paneli për energjinë diellore në ndërtesën e aeroportit që ka prodhuar 5700 MW duke reduktuar nevojat për përdorim të energjisë jo të rinovueshme.

I gjithë ndriçimi në terminal është zëvendësuar me ndriçim Led në vend të atij halogjen duke reduktuar konsumin e nevojshëm të energjisë me 50%

Sasia e reduktuar e karbonit për shkak të përdorimit të energjisë së rinovueshme gjatë viteve 2023-2024 është 4 443 ton; e përkthyer në 155 497 pemë të ruajtura.

Mjetet motorrike të aktiviteteve mbështetëse të aviacionit janë duke u zëvendësuar me mjete elektrike, të cilat kanë 0 mbetje karboni.

Me arritjen e Nivelit 3 të Optimizimit, TIA shkon një hap përtej. Ky nivel shënon jo vetëm përpjekjet individuale të aeroportit për të reduktuar ndikimin në mjedis, por edhe angazhimin e të gjitha grupeve të interesit për të njëjtin qëllim

Eriola Tola, Drejtuese për Infrastrukturën dhe Mjedisin në aeroportin e Tiranës u shpreh: “Ky çertifikim shënon një tjetër arritje në rrugëtimin tonë drejt emetimit NET 0 dhe i shton vlerë punës së bërë pëmes strategjisë sonë për zhvillim të qëndrueshëm. Skuadra drejtuese e aeroportit është e qartë për ndikimin që operacionet tona kanë në mjedisin lokal, rajonal dhe atë global. Kemi ndërtuar një plan të qartë për identifikimin e gjithë grupeve të interesit në aeroport dhe i kemi klasifikuar sipas nivelit të ndikimit të tyre në mjedis dhe emetimin e karbonit. Këtu përfshihen, linjat ajrore partnere, autoritetet vendase, partnerët tregtarë që punojnë në aeroport, punonjësit, etj. Qëllimi ynë është angazhimi i tyre në iniciativa të përbashkëta për reduktimin e mbetjeve negative. Programi ynë inkurajon një vizion të përbashkët dhe përkushtim për politikat mjedisore”

Grupi Kastrati ka përgëzuar skuadrën e aeroportit për këtë arritje. Praktikat e grupit kanë në fokus mjedisin dhe politika të standartizuara europiane. Grupi Kastrati ka projekte ambicioze për prodhimin e energjisë së rinovueshme të cilat do të ndikojnë jo vetëm aeroportin por edhe të gjitha kompanitë e grupit dhe pse jo, edhe Shqipërinë. Të gjitha investimet e grupit udhëhiqen nga parimi i risisë dhe qëndrueshmërisë

Olivier Jankovec, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, u shpreh “ Urime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për arritjen e Nivelit 3, Optimizim në Akreditimin e Karbonit për Aeroportet! Niveli 3 shënon një arritje të rëndësishme në ecuri dhe pjekuri në rrugën drejt reduktimit të emetimit të karbonit. Përgëzime të gjithë skuadrës dhe pres me padurim të festojmë arritje të tjera në rrugën drejt emetimit NET 0.”

Investimet në drejtimin mjedisor janë në vazhdimësi dhe pritet që shumë shpejt TIA të përfundojë instalimin dhe vendosjen në punë të një ferme diellore; nga më të mëdhatë në Evropë që do mundësojë, 50MWp energji të prodhuar. Ky investim do e rendisë aeroportin e Tiranës ndër aeroportet e paktë në Evropë që arrin nivelin NET 0 të emetimit të karbonit brenda vitit 2030.

Për Tirana International Airport në lidhje me Zhvillimin e Qëndrueshëm.

TIA Environmental Management

Për Programin e Akreditimit të Karbonit në Aeroporte:

Home – Airport Carbon Accreditation

Për Zotimin NET0 të Aeroporteve:

Airports committed to Net Zero

TË LIDHURA

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar
Aktualitet

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat
Ekonomi

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

16:18 | 10/02/2026
Next Post
‘Protesta e 8 shkurtit, për interesat personale të Berishës’, analisti: Ka humbur mbështetjen

‘Protesta e 8 shkurtit, për interesat personale të Berishës’, analisti: Ka humbur mbështetjen

Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do të kthehen drejt Italisë, ja arsyeja

Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do të kthehen drejt Italisë, ja arsyeja

Arrestohet në flagrancë polici, i dehur në timon shkaktoi aksident

Arrestohet në flagrancë polici, i dehur në timon shkaktoi aksident







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com