Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, për shpërdorim të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun.
Në shkallën e parë, Frrokaj ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, por Apeli ka vendosur një dënim më të rëndë prej 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Pavarësisht se Frrokaj ishte liruar pak kohë më parë pasi kishte përfituar nga amnistia, tani ai pritet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tij.
Vendimi:
Gjykata e Posaçme Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtIliriana Olldashi(kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Florjan Kalaja (anëtar), më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 45akti, datë 23.12.2024 regjistrimi,mbi ankimin e Prokurorisësë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve F.F. dhe Shoqëria “***” sh.p.k., kundër vendimit nr. 13, datë 01.03.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
Lëniennëfuqitëvendimitnr.13 datë 01.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
1-Deklarimin fajtortëtëpandehuritF.F.përkryerjen e veprëspenale “Shpërdorimiidetyrës”, parashikuarnganeni 248 iKodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit F.F.me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muajburgim.
2-Deklarimin fajtortëtëpandehuritB.C.përkryerjen e veprëspenale “Shpërdorimiidetyrës”, parashikuarnganeni 248 iKodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit B.C.me 1 (një) vit e 4 (katër) muajburgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin B.C. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
3-Deklarimin fajtoretëtëpandehurësJ.M.përkryerjen e veprëspenale “Shpërdorimiidetyrës”, parashikuarnganeni 248 iKodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës J.M.me 1 (një) vit e 4 (katër) muajburgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën J.M. dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Urdhërohet e pandehura J.M. që të mbajë kontakte me shërbimin e provës Zyra Vendore Lezhë.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurën J.M. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
Mospranimin e ankimit të ankuesit shoqëria ***sh.p.k ndaj vendimit nr.13 datë 01.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.