Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

10 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kap numrin rekord pa u mbyllur viti 2024

11 muaj ago
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
10 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kap numrin rekord pa u mbyllur viti 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tejkaloi sot shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019.

Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, i cili mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

Matin Van Der Meij, pasagjeri i 10 miliontë, u shpreh se kjo nuk ishte vizita e tij e pare në Shqipëri, por ishte më surprizuesja sepse prej pritjes kaq të veçantë. Ai tha se me Shqipërinë e lidhte puna por së shpejti planifikon të vijë edhe me familjen për pushime. Në aktivitetin e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës morën pjesë, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, anëtarë të kabinetit qeveritar, perfaqësues të trupit diplomatik, medias, përfaqësues të kompanive ajrore, drejtues nga Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Drejtori operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, ndau me të ftuarit këtë arritje, duke theksuar punën e palodhur që ka sjellë realizimin e këtij objektivi. “Për të arritur këtu, -u shpreh z,Farabbi, – kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi ndërtuar strategji inovative, për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Grupi Kastrati sapo mori menaxhimin e aeroportit investoi për transformimin, rritjen e kapacitetve dhe përmirësimin e cilësisë. Me rreth 100 milion euro të investuara në vetëm 3 vitet e para, hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2, në përfundim të projektit. Fokusi ynë mbetet drejt zhvillimit të qendrueshëm; ndriçimi në të gjitha hapësirat e aeroportit është LED, jemi duke shtuar mjetet elektrike për operacionet në pistë, si edhe kemi në plan të instalojmë panele voltaike që do të prodhojnë 49 MWat energji. Kemi shtuar 15 mijë metra katrorë në zonën e mbërritjeve, 6 stenda të reja për parkimin e avionëve duke shkuar kështu në 29 në total. Shumë shpejt do mundësojmë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA. Me mbi 129 destinacione direkte, jemi i vetmi aeroport në rajon me një mbulim të gjerë, frekuencë të lartë dhe çmime të përballueshme. Risitë teknologjike në eGates, skanera të gjeneratës së tretë dhe kioskat e vetëshërbimit, konkurojnë me aeroportet më të zhvilluara në botë.”.

Zëvëndës Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm të aeroportit dhe ndikimin e tij në ekonominë e vendit. Ajo shtoi se ky rezultat nuk është vetëm një arritje e aeroportit por edhe e Shqipërisë që arrin të mirëpresë 10 milionë pasagjerë pa mbaruar ende viti. “Në rast se nuk investohet ndjeshëm nuk mund të kemi arritjet që patëm. Ndaj duhet njohur e gjithë puna që është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për sa i përket shtimit të kapaciteteve të terminalit, vendqëndrimeve dhe mbi të gjitha teknologjisë së re.11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 nëntor dhe të gjithë këta, imagjinoni 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kështu që 90% e prezantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë. Në vitin 2025 kemi marrë një angazhim për të pasur ne këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë.”

Në një video mesazh, Drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, z.Olivier Jankovec, përshëndeti të pranishmit në ceremoni, në këtë ditë të rëndësishme për aeroportin e Tiranës. “Kjo arritje e bën aeroportin e Tiranës një nga aereoportet më te spikatur për sa i përket rritjes dhe zgjerimit të trafikut në Evropë. Përgëzime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për ndikimin që kjo rritje shënon në ekonominë e vendit dhe zhvillimin e turizmit”

Gjithashtu, TIA së bashku me WizzAir organizuan një lojë shpërblyese, ku pasagjerët e pranishëm në terminal patën mundësinë të fitonin dhjetra bileta për fluturime falas në destinacione të ndryshme në Europë. Festa vijoi përgjatë ditës edhe me shfaqje të ndryshme dhe programe argëtuese, duke e transformuar terminalin në një ambjent festiv për të gjithë pasagjerët.

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar
Aktualitet

Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

20:05 | 29/10/2025
Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina
Aktualitet

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

17:28 | 29/10/2025
Next Post
Horror! Bandat e Haitit vrasin më tepër se 180 persona

Horror! Bandat e Haitit vrasin më tepër se 180 persona

Në prag të festave, çmimet e importit bien, por çfarë ndodh me shpenzimet e qytetarëve?

Në prag të festave, çmimet e importit bien, por çfarë ndodh me shpenzimet e qytetarëve?

Debatet në rrjet pasi fitoi “Kënga Magjike”, reagon për herë të parë Rozana Radi

Debatet në rrjet pasi fitoi “Kënga Magjike”, reagon për herë të parë Rozana Radi







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com