Policia spanjolle ka çmontuar dy plantacione marijuane në qytetet Monóvar dhe Algorfa, ku si pasojë janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy spanjollë. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se operacioni ka filluar pasi banorët e Monóvar kanë raportuar në mënyrë anonime një plantacion të mundshëm marijuane.
Siç raportohet shtëpia i ishte dhënë me qera një çifti spanjoll. Gjithashtu dy shqiptarët rezultuan me histori të trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022. Hetimi zbuloi një tjetër shtëpi në rrjet në një urbanizim privat në Algorfa. Këto indikacione tregonin për një organizatë të strukturuar kriminale të dedikuar për kultivimin e marijuanës.
Po ashtu një prej “fermerëve” shqiptarë u kap teksaruante 205 bimë marijuanë dhe 500 gram sytha. Ndërsa një nga ‘fermerët’ e plantacionit u përpoq të arratisej dhe u fsheh nga çatia në shtëpinë e një çifti. Por pas një ore kërkimi dhe me mbështetje ajrore nga një dron, ai u gjet dhe u ndalua. Në këtë adresë janë sekuestruar 173 bimë marijuanë, me peshë totale 40.5 kg. Çifti spanjoll u arrestua në Alicante dhe Novelda të njëjtën ditë dhe të nesërmen.