Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prindi denoncon mësuesen në Tiranë: Më bullizon djalin, ka ankth dhe nuk do të shkojë në shkollë (FOTO)

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Fiksi trajtoi këtë mbrëmje ankesën e një prindi në lidhje me fëmijën e tij që bullizohej nga mësuesja e italishtes. Fëmija është në klasë të 6-të në shkollën “Osman Myderrizi” në kryeqytet.

Nëna e nxënësit tregon se fëmija i saj ka ankth sa herë ka italisht në shkollë dhe kjo vjen si rezultat i mësueses që e jep këtë lendë. Gjithçka sipas prindit ka filluar kur mësuesja Marsela Dina e ka dëgjuar njëherë denoncuesin ku i thoshte në oborr të shkollës djalit të saj të ndërronte bluzen.

“Këtë situatë ajo ia ka përmendur po atë dite në mësim djalit duke i thënë para klasës se nuk ke si mëson me atë mama që ke ti” shpjegon denoncuesja. Një ditë më vonë ajo pohon se mësuesja i ka grisur djalit të saj fletoren e detyrave po në mes të klasës. ” Këto situata kanë ndikuar tek djali dhe sa herë ai ka italisht nuk do të shkojë në shkollë duke gjetur në mengjes 1001 arsye” pohon prindi.

Por kjo nuk është e para ankesë për këtë mësuese. Fiksi zbulon se edhe prindër të tjerë e kanë ngritur si shqetësim mënyrën e sjelljes së mësueses Marsela Dina. Madje ata kanë bërë ankesë për të edhe në zyrën e Bashkëqeverisjes për dhunën psikologjike që kjo mësuese ushtron tek nxënësit. Në ankesa ata kanë rënditur edhe injorimin që mësuesja u ka bërë kur është mbledhur Këshilli i Etikës dhe Komisioni i Disiplinës duke injoruar dhe moszbatuar të drejtat dhe detyrimet e përcaktuar nga ligji për Arsimin Parauniversitar. Ankesa mbyllet me fjalinë “Dhuna psikologjike dhe presioni që mësuesja ushtron ndaj fëmijëve duhet të ketë ZERO tolerancë dhe shpresojmë shumë në reagimin tuaj”.

Gjithashtu prindërit kanë depozituar ankesë edhe në ZVA. Vetë shkolla ka marrë edhe masa ku një nga vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës është ” paralajmërim për largim nga puna”.

Edhe në takimin që denoncuesja bëri me psikologen e shkollës , kjo e fundit pranon se mësusja është problematike. Djali i saj sipas psikologes së shkollës nuk është i vetmi nxënës që ka hasur dhunën psikologjike të mësueses. Madje ka nga ata fëmijë të cilët për shkak të saj janë larguar nga shkolla. Prindi ka takuar dhe mësuesen kujdestare për këtë problem, por kjo e fundit nuk pranon të merret me mësuesen e italishtes. Gjatë këtij takimi pjesë bëhet edhe mësuesja e italishtes Marsela Dina e cila mohon t’i ketë përmënd të ëmën nxënësit, por pranon që i ka grisur fletoren. Arsyen se pse ia ka grisur nuk pranon ta japi, duke ikur dhe lënë prindin pa përgjigje.

Pas kësaj gazetarët e Fiksit u drejtuan vetë për në shkollën 9 vjeçare “Osman Mydezini” ku fillimisht takojnë psikologen e shkollës. Ajo u shpjegon se mësuesja ka shfaqur gjithmonë probleme me fëmijët dhe jo vetëm. Psikologia shpjegon se mësuesja nuk ka gjetur mënyrën e bashkëpunimit as me kolegët e saj. Madje ajo vetë e ka referuar disa herë dhe Komisioni i Etikës dhe Disiplinës kanë marrë dhe masa. Plus po nga ana e shkollës është vënë në dijeni për rastin edhe ZVA-ja si dhe Ministria e Arsimit, por edhe pse është thirrur dhe këshilluar, vazhdojnë të njëjtat probleme shprehet psikologia për Fiksin.

Fiksi kërkon të takojë edhe mësuesen e italishtes Marsela Dina ku e presin për më shumë se 4 orë, pasi mësuesja kishte me vete fëmijën e saj. Ajo u kërkon gazetarëve që intervistën ta zhvillonin në shtëpinë e saj pasi aty kishte edhe të dosjet me vendimet që ishin marrë. Pasi sipas mësueses Dina ajo ka një vendim që është e diskriminuar nga kolegët dhe drejtoresha, vendim i marrë nga Komisioni Diskriminimit.

Mësuesja Marsela Dina shprehet se mësimin e ka zhvilluar brenda rregullave dhe se fëmijës nuk i ka grisur gjithë fletoren, por vetëm faqet ku nxënësi ka shkruar për lëndët e tjera tek fletorja e italishtes. Mësuesja mohon të ketë probleme me nxënësit, por nuk mohon që ka probleme më kolegët. Kjo sipas saj ka nisur para 4 vitesh kur ka kërkuar të japë mësim vetëm 4 orët e para, pasi i vjen në ndihmë fëmijës së saj më aftësi të kufizuara. ” Për kolegët çështja e orarit nuk është parë me sy të mirë dhe nxjerrin këto arsye, por me fëmijët nuk kam pasur probleme” shprehet mësuesja Dina.

Fiksi pa edhe vendimin e Komisionit të Diskriminimit , ku thuhet se nuk ka diskriminim për këtë mësuese dhe i rekomandon shkollës disa masa me qëllim parandalimin e çdo sjelljeje që e nxit atë. Në pikën 1 dhe 4 të këtij vendimi rrëzohen poshtë pretendimet e mësueses për diskriminim.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Mjekuan plagën e Nuredin Dumanit në arrati, gjykata dënon teknikun e laboratorit. Dy mjekët dhe infermieri shpallen të pafajshëm

Iu plagos e bija, flet e ëma e Manderina Çelës: Kishte një ‘muhabet’ me autorin, është e martuar

I dënuar për ngjarjen e 18 viteve më parë, GJKKO “shuan” dënimin për 43-vjeçarin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com