Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dy detaje nga dosjet Meta Berisha që nxjerrin bllof SPAK-un

9 muaj ago
in Politikë
Dy detaje nga dosjet Meta Berisha që nxjerrin bllof SPAK-un

Sa më tepër bëhen publike fletë nga dosjet “peshqve të mëdhej” në rrjetën e SPAK, aq më uluritëse shfaqen dy standaretet që drejtësia e re po përdor kundër opozitës dhe në mbrojtje të pushtetit. Për të vërtetuar këtë Lapsi.al ka marrë përsipër të krahasojë dy detaje që po shërbejnë për të akuzuar kundërshtarët e Ramës me akte në të cilat është implikuar edhe vetë kryeministri aktual.

Njëra ka të bëjë me përfitimin e tokave nga dhëndërri i Berishës Malltezi dhe tjetra në çështjen kundër Metës, për kalimin e një ligji të votuar në parlament. Sipas SPAK, ndonëse Edi Rama firmosi për ndryshimin e terrenit sportiv Partizani dhe kthimin e tij në tokë ndërtimi, vend në të cilin u ngritën më pas pallatet, ku dhëndri i Berishës Jamarbër Malltesi ishte pronar dhe përfitues, ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Në dosjen e prokurorëve të posaçëm pranohet se “me vendimin nr. 132, dt. 08.06.2006 të Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, nga Bashkia Tiranë, u vendos që të ndryshojë destinacioni, duke e kthyer në zonë banimi”, territorin që i përkiste klubit sportiv “Partizani”. Por topi i fajësisë shkon sërish te Berisha.

Kjo akuzë ka shërbyer për të rënduar liderin e opozitës së sotshme sipas logjikës se në atë kohë ai ishte në pushtet, kishte më shumë fuqi dhe nuk e pengoi këtë shkelje. Në hesapet e prokurorëve nuk kanë ndikuar as fakti se Rama e bëri ndryshimin për tre javë, ndërsa në zyrën e Berishës firmosja zgjati për gjashtë muaj. Ata nuk llogarisin se që pas incidentit të prishjes së Zogut të Zi, dhe shqyrtimit të çështjes të kompetencave të pushtetit lokal, Berisha kryeministër i ka firmosur një për një të gjitha ndryshimet e destinacionit të miratuara nga kryebashkiaku i Tiranës. Ata jo që nuk e akuzojnë Edi Ramën, por as kanë guxuar ta therresin për ta pyetur. Në rrefimin e dosjes Partizani të thurrur prej tyre dominon një logjikë: Berisha kishte të gjithë forcën e pushtetit dhe mekanizmat për ti realizuar ato që vendoste prandaj i fajësuari duhet të jetë ai.

Dakord, nga pikpamja logjike, duke njohur terrenin shqiptar, ky arrgimentim se fajtori kryesor është ai më i pushtetshmi mund të qëndrojë.

Por ama, kur shfetohet dosja tjetër, ashtu siç ka bërë Lapsi.al me atë ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi standartet e SPAK rezultojnë të duken si brekë të rreckosura, vrima, vrima.

Nëse tek “Partizani…”Berisha fajësohet si ai që kishte fuqinë e vendimarrjes, në dosjen e Metës pasardhësi i vet që ka të njëjtin pushtet si kryeministër as që përmendet. Çfarë rezulton aty?

Sipas SPAK, biznesmeni Samir Mane i ka premtuar Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit një vilë të ndërtuar në kompleksin Rolling Hills, në këmbim të miratimit apo ndryshimit të një ligji në fushën e Minierave, në të cilën kishte aktivitet edhe vetë biznesmeni. Në shtjellimin e prokurorëve pretendohet se pavarësisht që vilën nuk e morën, Meta dhe Kryemadhi e mbajtën premtimin e tyre dhe e miratuan ligjin që kërkoi Samir Mane. Lapsi.al ka hapur arkivat dhe ka vërtatuar se po ligjin për “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” është votuar në tetor 2014. Por bashkë me të ka vërejtur se nga 72 votuesit e tij vetëm 20 deputetë ishin të LSI-së. Ligji ka kaluar me votat e socialistëve, me bekimin e Edi Ramës, pa ok e të cilit ai nuk mund të realizohej dot kurrë sepse as Meta as Kryemadhi nuk i kishin mundësitë numerike për ta realizuar edhe ata që pretendohet se e kanë premtuar.

Por SPAK që në dosjen Partizani pati përdorur logjikën se është ai që ka fuqinë më të madhe që duhet bërë përgjegjës dhe jo Rama si kryebashkiak që ka firmosur për shkattërrimin e terreneve sportive, tek dosja e Metës argumenton të kundërtën. Ai që ka fuqinë dhe votat për të kaluar ligje nuk ka asnjë faj.

Aplikimi i këtij standarti të dyfishtë është një element më shumë për ata që mbrojnë tezën se SPAK po e përdor ligjin si llastik për të forcuar pushtetin e Ramës dhe për të goditur me anë të tij rivalët politikë të këtij të fundit./ Lapsi.al

TË LIDHURA

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama
Aktualitet

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025
Pas shkarkimeve masive në bashki, qeveria krijon OJF që do të trajnojë stafet e pushtetit vendor
Aktualitet

Pas shkarkimeve masive në bashki, qeveria krijon OJF që do të trajnojë stafet e pushtetit vendor

19:46 | 16/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
Edi Rama pyetet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës, ja përgjigjia e tij

Edi Rama pyetet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës, ja përgjigjia e tij

Sulm terrorist në Ankara! Raportohet për viktima

Sulm terrorist në Ankara! Raportohet për viktima

Zbulohet emisioni ku do ta shohim Ina Kollçakun këtë sezon televiziv

Zbulohet emisioni ku do ta shohim Ina Kollçakun këtë sezon televiziv

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com