Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hije dyshimi mbi 4,3 mln eurot shtesë të rrugës Korçë-Ersekë

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Hije dyshimi mbi 4,3 mln eurot shtesë të rrugës Korçë-Ersekë

Shtatë muaj pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ndryshoi kontratën duke i shtuar 4,3 milionë euro të tjera projektit. Kryeministri Edi Rama pretendon se riparimi i rrugës u bë me shpenzimet e kompanisë, ndërkohë që ekspertët përmes dokumenteve zyrtare, argumentojnë të kundërtën.

Esmeralda Topi
Pasditen e 18 shkurtit, rruga e re Korçë-Ersekë u shemb. Teksa kolonjarët prisnin përurimin e saj, rruga u nda në mes në vendin e quajtur Qafa e Qarrit, duke e bërë aksin të pakalueshëm.

Qeveria e kaloi në heshtje shembjen masive të rrugës që prodhoi reagime nga komuniteti si dhe akuza nga opozita.

Deri në muajin qershor, Autorieti Rrugor Shqiptar refuzonte të bënte të ditur shkakun e shembjes së rrugës. Pas një sërë komunikimesh përmes koordinatorit për të drejtën e informimit, ARRSH këmbëngulte se ishte në proces vlerësimi mbi riparimin e defektit, ndaj nuk mund të ndante përgjigje shteruese. Faji mbetej jetim.

Përcaktimi i shkakut të shembjes do të ndante ‘shapin nga sheqeri’- pasi gjetja e ‘fajtorit’ lidhej direkt me faturën e dëmit. Kush do të paguante për riparimin e rrugës- firma apo qytetarët?

U deshën shtatë muaj që qeveria të fliste për rrugën. Të dielën e 13 tetorit, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet e tij sociale një video të rrugës së përfunduar.

‘U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit.’, shkruante kryeministri.

FAKT
Një muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ndryshoi kontratën me A.N.K -kompaninë ndërtuese të rrugës Korçë-Ersekë duke i dhënë 4,3 milionë euro të tjera pa TVSH. Me këtë shtesë, ndërtimi i lotit të dytë të rrugës arrin vlerën e 26 milionë eurove pa llogaritur 20% e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Autoriteti Rrugor rendit katër arsye që diktuan ndryshimin e kontratës për herë të dytë brenda vitit.

Rishikim i projektit të urës mbi përroin e Selenicës
Rishikim i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës
Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren
Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin
Asnjë nga këto arsye nuk lidhet direkt me shembjen që ndodhi në pjesën e parë të lotit të dytë. 4,3 milionë eurot shtesë, Autoriteti Rrugor thotë se i përkasin segmentit tjetër të rrugës- pjesës së dytë të lotit të dytë.

Por djalli fshihet në detaje. Rishikimi i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës, sipas inxhinier Romeo Nazarkos, vërteton se shtesa e fondit është bërë për të mbuluar ndër të tjera edhe dëmin financiar të shembjes.

‘Duke u nisur nga buletini i tenderit, por edhe nga historiku i kësaj rruge me procedura fiktive si në projektm dhe tenderim por edhe në mbikqyrje të punimeve, konstatohet se në këtë shtesë tenderi janë maskuar dhe punime që kanë shërbyer për rregullimin e pjesës së shembur.’ – argumenton Nazarko.

‘Një element tjetër që vërteton që kjo shumë ka sherbyer dhe për pjesën e shembur është dhe vendodhja e përcaktuar në faqen 127, ku shprehet që “objekti realizohet në afersi të një zone të banuar (fshati Mollas).’ – shton inxhinieri, duke nxjerr në pah faktin që dëmtimi i rrugës ishte në hyrje të fshatit Mollas.

Buletini i Prokurimeve Publike
‘Një element që gjithashtu tregon fiktivitetin e këtyre punimeve është shuma prej 19% nga 20% që lejohet shtesë fondi, një përqindje afer kufirit maksimal, pa e argumentuar pse është 19% dhe nuk është 15%.’– përfundon ai.

Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy lote. Loti i parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro.

Ndërsa loti i dytë me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por këtë vit, faturës së kripur iu shtuan gjithsej 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës.

Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’. Çështja është depozituar në SPAK nga një avokat korccar, ndërsa afati i ri për përurimin e rrugës është çështje javësh.

Përfundim
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘rrëshqitja e rrugës gjatë punimeve, u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma’ e kategorizojmë si gjysmë të vërtetë.

TË LIDHURA

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

11:17 | 24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet
Aktualitet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Next Post
Goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, merret vendimi për motrat Berisha

Goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, merret vendimi për motrat Berisha

“Do takohet me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë”/ Çfarë shkruajnë mediat greke për vizitën e Belerit në Tiranë

“Do takohet me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë”/ Çfarë shkruajnë mediat greke për vizitën e Belerit në Tiranë

Shtyhet me dy javë seanca paraprake për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

Shtyhet me dy javë seanca paraprake për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur
Showbizz

Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur

by mirseda
12:35 | 24/05/2025
0

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e...

De Bryne shumë pranë transferimit tek klubi italian

De Bryne shumë pranë transferimit tek klubi italian

12:27 | 24/05/2025
Vuri në jetë një mrekulli, por Conte “ngrin” Napolin, nuk flet për të ardhmen: Është koha për të festuar

Vuri në jetë një mrekulli, por Conte “ngrin” Napolin, nuk flet për të ardhmen: Është koha për të festuar

12:17 | 24/05/2025
Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

11:17 | 24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com