Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rilindja e industrisë ushtarake, Balluku: Shqipëria, ofruese sigurie në Ballkan

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Rilindja e industrisë ushtarake, Balluku: Shqipëria, ofruese sigurie në Ballkan

Ringjallja e industrisë së mbrojtjes ishte në fokusin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale. Balluku tha se Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes.

“Aleatët e NATO-s kanë marrë hapa të rëndësishëm për të forcuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e industrive tona të mbrojtjes. Këto buxhete të rritura përfaqësojnë jo vetëm një investim në pajisjet ushtarake, por edhe një angazhim për të siguruar infrastrukturën industriale që i mbështet ato. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, e ka kuptuar kërkesën strategjike për krijimin e një industrie të fortë të mbrojtjes për të zbatuar strategjinë e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s. Për të thënë të drejtën ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para”, tha Balluku. Balluku shtoi më tej se Shqipëria nuk do të vijojë të jetë një konsumator në sektorin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë, por një ofrues i saj edhe për Ballkanin, duke rijetëzuar uzinat ushtarake.

“Ky kuadër i ri rregullator promovon zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes dhe përmirëson zbatimin e standardeve për të rritur ndërveprueshmërinë dhe sigurinë, duke hequr gjithashtu pengesat për tregtinë dhe investimet mes aleatëve dhe partnerëve. Në këtë kornizë më të gjerë, vihet re qartazi kalimi i Shqipërisë nga një konsumator i sigurisë në një ofrues sigurie në rajon. Interesat tona strategjike janë në përputhje me ato të demokracive perëndimore, janë në përputhje me kërkesat e NATO-s dhe BE-së. Jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat në rritje të rajonit, që përfshijnë manipulimin e informacionit, përpjekjet destabilizuese dhe aktet armiqësore nga vende të treta në lidhje me interesat politikë sigurisht në radhë të parë, por më pas edhe ato dhe ekonomikë pikërisht në një nga zonat më të nxehta atë të Ballkanit Perëndimor. Siguria industriale është pra, kritike për mbrojtjen tonë kolektive; pa të, ne komprometojmë bazën e aftësive tona ushtarake.”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja nënvizoi se Shqipëria ka mësuar shumë nga sulmi i paprecedent kibernetik iranian, i cili synoi infrastrukturën kritike të informacionit dhe ndërpreu shërbimet publike. “Një nga gjërat më të rëndësishme që mësuam është se, pavarësisht nga madhësia e shtetit, është thelbësore të ndërtojmë qëndrueshmëri kibernetike kombëtare dhe të krijojmë bashkëpunim të fortë me aleatët dhe me partnerët tanë. Kjo na çon në çështjen thelbësore të zinxhirit të furnizimit, i cili përbën një nga dobësitë më serioze globalisht. Çrregullimet globale, duke filluar nga pandemia deri te kompleksiteti në rritje i zinxhirëve të furnizimit industrial dhe të mbrojtjes, kanë ekspozuar brishtësinë e këtyre rrjeteve. Sjellja agresive e aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë pengon aftësitë tona për të mbajtur zinxhirët e furnizimit të qëndrueshëm, të cilët janë thelbësorë për prodhimin e mallrave ushtarakë dhe operacioneve të mbrojtjes. Ndërprerjet dhe rreziqet e zinxhirëve të furnizimit në mbarë botën përkojnë me vendimin e NATO-s për të rritur fondet e mbrojtjes në Samitin e Uashingtonit.”, shtoi ajo.

TË LIDHURA

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Next Post
Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën?

Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën?

Raketat bien kudo, pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod

Raketat bien kudo, pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

Kryente krime duke u kamufluar si turist, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve italiane dhe dëbohet

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com