Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Rritja e çmimit për pronat dhe stoku në Tiranë, Kushtetuesja nis shqyrtimin

2 vjet ago
in Ekonomi
Rritja e çmimit për pronat dhe stoku në Tiranë, Kushtetuesja nis shqyrtimin

Gjykata Kushtetuese çeli këtë të premte shqyrtimin gjyqësor për kërkesën së Shoqatës së Ndërtuesve, për shfuqizimin e vendimit të vitit 2023 për rritjen e çmimeve të referencës për pronat në Tiranë.

Ndërtuesit kanë deklaruar në Gjykatë se Vendimi i 2023-shit për referencat nuk është ligjor, pasi ka fuqi prapavepruese, ju rrit taksat, u ul fitimet dhe cenon sigurinë ligjore.

“Kjo VKM ka fuqi prapavepruese, vetë qeveria e ka pranuar. Cenon fitimet ndjeshëm në tre drejtime kryesore. E para tek taksa 8% e infrastrukturës, tek taksa 15% tek kalimi i pronësisë. Por ndikon edhe tek 3% i sipërfaqes ndërtimore për strehim social, dhe nëse ne e paguajmë në vlerë është më e lartë”, u shpreh avokati i shoqatës Ervin Metani.

Pala e paditur ‘Këshilli i Ministrave’, hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk shkelet ligji, dhe se rishikimi i referencave u bë për të përafruar vlerat reale me çmimet e tregut.

“Argumentet e paraqitura nga ndërtuesi janë tërësisht të pabazuara”, tha avokatja e Këshillit të Ministrave.

“Ne jetojmë këtu dhe e dimë se çfarë ndodh në Tiranë, çmimet janë rritur ne e dimë. Nëse ne themi që nuk janë rritur por është një flluskë, ndoshta është. Po kur kjo të shfryhet qeveria do të ulë çmimet referencë”, tha Herald Jonuzaj përfaqësues i qeverisë.

Nga ana tjetër ndërtuesit paralajmëruan në Gjykatë se kostot për rritjen e referencave do t’i përcjellin tek qytetarët, qeveria u përgjigj duke thënë se kostot e ndërtimit për metër katrorë janë shumë herë më të ulta, se çmimi me të cilin shiten pronat në vend.“Është rritur aq shumë dhe do ta reflektojmë në çmim, dhe më pas do të na bie kërkesa, dhe më pas ne do detyrohemi të ulim çmimin, dhe na ulet fitimi”, tha avokat Metani.

“Kostoja maksimale për një metër katror ndërtim më del 460 mijë lekë të vjetra nga informacionet e bëra”, tha Jonuzaj.

Ndërtuesit shtuan se çmimet e reja të referencës impaktojnë kontratat e tyre të shitjes përpara kësaj VKM-je, pasi ata lidhin kontrata edhe pa e pasur lejen e ndërtimit.

“Ka raste kur lidhen kontrata shitje pa pasur lejen ndërtimore, dhe ka raste të shumta që lidhen kontrata kur është aplikuar për leje por ende nuk ka dalë. Vetëm të huajit nuk blejnë kështu, shqiptarët po dhe shumë”, tha Metani.

Më tej përfaqësuesit e qeverisë shtuan se ndërtuesit po rrisin artificialisht çmimet, pasi i mbajnë të pashitura me qëllim, ka informalitet dhe se abuzojnë me vlerat që deklarojnë në kontratat e shitjes,.

“Ndërtuesit përgjithësisht i ndërtojnë në emrin e tyre ndërtimet. Për të mbajtur çmimet në nivelet më të larta të mundshme pasi duan të maksimizojnë fitimet, fenomen që po e studiojmë për rritjen artificiale të çmimeve në tiranë. Kam sjellë kontratat e shitjes nga anëtarët e bordit të shoqatës, ku 90% e shitjeve janë me çmim referencë. Ose ne qëllojmë në kokë dhe vendosim çmimet sa është tregu, ose ka një problem”, tha Jonuzaj.

Kushtetuesja e shtyu shqyrtimin për më 7 tetor, teksa u la kohë ndërtuesve të sillnin prova se si vendimi i dëmton konkretisht. Vendimi i vitit 2023 rriti çmimet e referencës për pronat në Tiranë, deri në 60%, në varësi të zonës kadastrale./Monitor

TË LIDHURA

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian
Aktualitet

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian

13:00 | 19/03/2026
Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve
Ekonomi

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

09:04 | 19/03/2026
“Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet”, Ibrahimaj: Nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim
Aktualitet

“Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet”, Ibrahimaj: Nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim

14:36 | 18/03/2026
Next Post
Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 afganë për në Mal të Zi, në pranga 28-vjeçari

Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 afganë për në Mal të Zi, në pranga 28-vjeçari

Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut (FOTO)

Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut (FOTO)

U kap ‘mat’ duke shitur drogë, arrestohet 41-vjeçari nga Lushnja

U kap ‘mat’ duke shitur drogë, arrestohet 41-vjeçari nga Lushnja







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

by mirseda
22:43 | 19/03/2026
0

Një tjetër anije, “Sea Horse”, me flamur të Hong Kong-ut, ka ngarkuar rreth 200,000 fuçi naftë në...

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com