Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Kripa e detit, ja disa nga efektet mrekullibërëse

2 vjet ago
in Kuriozitete, Stil
Kripa e detit, ja disa nga efektet mrekullibërëse

Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli, por kur të lexoni për përfitimet e kripës së detit do t’ju vijë keq që nuk e konsumoni dot më shumë. Kripa e detit, në variantin më natyral të saj i bën mirë lëkurës, përmirëson shëndetin dentar, ofron çlirim nga ngërçet muskulare dhe osteoartriti.
Ajo shërben si eksfoliant dhe përmirëson balancën elektrolitike në organizëm. Për më tepër kripa e detit është e mirë për të ruajtur rrahjet e zemrës në një nivel të qëndrueshëm, për të stimuluar një gjumë të qetë dhe ofruar shplodhje. Kripa e detit krijohet përmes proceseve natyrore të avullimit të kristaleve të ujit të kripur. Ajo ka ngjyrë më të errët në krahasim me kripërat e tjera të rafinuara për shkak të përthithjes së mineraleve esencialë që gjenden tek uji i detit. Kripa e rafinuar ka më shumë kimikate dhe përveç sodiumit dhe kloridës të gjitha mineralet dhe elementët e çmuar hiqen gjatë proçesit.

Ndërkohë mineralet tek kripa e detit janë të plota dhe lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.
Zona më e njohur për kripën e detit në Shqipëri është Vlora, ku ndodhet edhe një prej fabrikave me kapacitetin më të madh prodhues të kësaj kripe.
Kripa e detit gjendet me shumicë në detin Mesdhe, Oqeanin Atlantik dhe Detin e Veriut. Përbërësit e saj terapeutikë kanë efekt shërues dhe mirëmbajtës për qelizat. Në lashtësi, kripa e detit përdorej shumë për të shëruar plagët dhe lëndimet e peshkatarëve. Shporta e vlerave ushqimore të kripës së detit përfshin minerale të çmuara si sodium, potas, magnez, hekur, bakër dhe zink, shumica e të cilave kanë efekte shëruese për qelizat. Ja përse kripa e detit përdoret gjërësisht në trajtimet terapeutike dhe produktet e bukurisë. Përmbajtja e mineraleve të kripës së Detit të Vdekur i bën mrekullira lëkurës. Të bërit banjë në solucione me këtë kripë e mban lëkurën të hidratuar dhe rinuar. Kjo kripë detoksifikon trupin dhe largon toksinat nga poret duke ndihmuar për qarkullimin normal të gjakut.

Kripa e detit ka gjetur përdorim të gjërë në industrinë kozmetike. Produktet e lëkurës përfshirë locionet anti-djersë kanë në përmbajtjen e tyre kripën e detit. Fërkimi i trupit me këtë kripë heq qelizat e vdekura, tonifikon lëkurën, inkurajon qarkullimin e gjakut dhe e rinovon lëkurën duke e bërë atë më të butë. Terapia me kripë deti këshillohet për njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut, epilepsia, dhe lodhja e përgjithshme.
Nëse ju dhëmbin këmbët, mund t’i fusni ato në një solucion me ujë të ngrohtë dhe kripë deti. Kjo do të qetësojë muskujt dhe dhimbjen e këmbëve.
Kripa e detit ndihmon në ekuilibrimin e nivelit të sheqernave në gjak duke reduktuar në të njëjtën kohë edhe varësinë e organizmit ndaj mjekimeve të insulinës për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Siç e përmendëm dhe më lart, kripa e detit ruan tensionin e gjakut në nivele të kënaqshme dhe normalizon rrahjet e çrregullta të gjakut.
Banja me kripë deti ka efekt qetësues dhe si rrjedhojë ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë dhe relaksues. Për më tepër parandalon prodhimin e pështymës gjatë gjumit duke mbajtur trupin të hidratuar.
Kripa e detit është e mirë edhe për shëndetin dentar, duke parandaluar zhvillimin e kavitetit. Shpëlarja dhe gargarja me kripë deti të tretur në ujë, shëron plagët e gojës, mishrat e lënduar, dhe dhimbjet e fytit. Për më tepër, trajtimet me kripë deti kanë dhënë rezultate në uljen e dhimbjeve të shpinës dhe rritjen e fleksibilitetit të saj.

Solucionet me kripë deti janë të shkëlqyeshme jo vetëm për bllokimin e rrugëve respiratore por edhe për të ulur fryrjen në zonën rreth syve. Kompresat me këtë solucion heqin rrathët e zinj të syve dhe qeskat poshtë tyre.
Forca elektromagnetike që rrethon trupin tonë ka tendencën të tërheqë energji negative dhe papastërti nga mjedisi që na rrethon. Këto energji ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e disa njerëzve. Banjat me kripë deti kanë cilësi pastruese. Ato përthithin energjinë e keqe nga trupi dhe japin qetësinë e merituar.
Kripa e detit është antialergjike dhe ndihmon kundër azmës dhe alergjive të tjera. Ajo ul rrezikun e infeksioneve, dhe është efektive kundër acarimeve të lëkurës, zbokthit dhe rënies së flokëve.

Kujdes!
Kripa e detit është një burim madhor i sodiumit dhe duhet konsumuar në sasi të përshtatshme. Konsumimi i tepruar i saj por edhe i çdo kripe tjetër shkakton edemë ose tension të lartë të gjakut që janë të rrezikshme për shkaktimin e një sërë simptomash të tjera.

TË LIDHURA

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama
Aktualitet

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama

12:58 | 20/04/2026
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025
Aktualitet

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Next Post
Shembja e skelës, vdekja e katër personave, shumica e punëtorëve ishin shqiptarë

Shembja e skelës, vdekja e katër personave, shumica e punëtorëve ishin shqiptarë

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 13 korrik 2024

Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara
Aktualitet

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara

by mirseda
20:49 | 20/04/2026
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi i tij me...

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20:47 | 20/04/2026
Nis Europiani i Mundjes në Tiranë

Nis Europiani i Mundjes në Tiranë

20:26 | 20/04/2026
Sali Berisha: 5 protestues në qeli, “qëndruan si luanë ndaj torturave”

Berisha: Herën tjetër, protesta do të jetë proporcionale

20:23 | 20/04/2026
Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

20:19 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com