Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U mor në pyetje nga SPAK, dosjet në hetim dhe kallëzimet ndaj Belinda Ballukut, nga tenderat e rrugëve te koncesionet dhe fryrja e kontratave

2 vjet ago
in Aktualitet, Politikë
U mor në pyetje nga SPAK, dosjet në hetim dhe kallëzimet ndaj Belinda Ballukut, nga tenderat e rrugëve te koncesionet dhe fryrja e kontratave

Arrestimi i Evis Berberit, ish-drejtori i ARRSH dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i zv/kryeministres Belinda Balluku për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e “pastrim parash”, dha një sinjal të fortë se SPAK po i jepte fund pandëshkueshmërisë në radhët e zyrtarëve të niveleve të larta.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet edhe ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimeve penale të grupit parlamentar të PD-së, për akuzat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Mirëpo, kjo e mërkurë do të çonte para SPAK vetë zv/kryeministren Belinda Balluku, ku është marrë në pyetje nga një oficer i BKH-së. Ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka disa kallëzime në SPAK për shpërdorim detyre dhe dyshime për korrupsion. Në mars 2021, PD paditi zv/kryeministren në SPAK për koncesionin e Portit të Durrësit. Balluku akuzohej për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të rregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tënderin.

Po për Portin e Durrësit, PD ka bërë një padi të dytë një vit më pas ndaj Ballukut, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama e Delina Ibrahimajt, si të implikuar në aferën e Portit të Durrësit.

Një tjetër padi ndaj ministres së Infastrukturës është bërë edhe për rrugën Korçë-Ersekë, për fryrjen e kostove nga 1 në 5 mln euro për kilometër. “Nisma Thurje” ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për proçedurën e dhënies me koncesion të portit të Vlorës dhe dhënien e truallit prej 57 mijë metra katrorë me qira 1 euro për kompleksin rezidencial Vlora Marina.

Pano Soko nga Nisma Thurje ngriti dyshime se procedurat e dhënies së koncesionit për portin Marina Vlorë nga ana e ministres infrastrukturës dhe energjisë, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit.

Ai gjithashtu u shpreh se edhe Ministria e Financave përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj ka lejuar ndryshimin e aksionerëve që kanë fituar tenderin, duke ngritur dyshimet mbi një skemë me përfitues të fshehtë, ku disa kompani hyjnë në garë fiktivisht vetëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara ekonomike, teknike dhe të eksperiencës, por largohen me të përfunduar procedurat konkuruese, duke ia lënë administrimin përfituesit real.

Për këto arsye Pano Soko, kërkoi nga SPAK nisjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të përfshirë në këto procedura, si dhe në sigurimin e padisë, duke pezulluar punimet në Vlora Marina.

Megjithatë, ka të dhëna se SPAK po heton disa sektorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Burimet pohojnë se hetime intensive po bëhen te Drejtoria e Rrugëve, KESH, FSHZH, Albpetrol, Portet Detare, koncesionet e HEC-ve, Transporti Rrugor, Hekurudhë, Albcontrol, Agjencia e Burimeve Minerare dhe lejet e resorteve.

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
“Qenka e rëndë”, Meritoni rrëfen ndjesitë e humbjes përballë Julit: Ku kam gabuar?

“Qenka e rëndë”, Meritoni rrëfen ndjesitë e humbjes përballë Julit: Ku kam gabuar?

Përfshihen nga zjarri mbi 20 varka, pronarët u hodhën në det për të shpëtuar

Përfshihen nga zjarri mbi 20 varka, pronarët u hodhën në det për të shpëtuar

Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e Ballës dërguar komisionit hetimor

Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e Ballës dërguar komisionit hetimor







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com