Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Izraeli zotohet se do të mbrohet kundër çfarëdo sulmi nga Irani

2 vjet ago
in Bota

Ushtria e Izraelit tha sot se është e gatshme për ta mbrojtur vendin dhe për t’u përgjigjur, nëse Irani hakmerret për një sulm vdekjeprurës në konsullatën iraniane në Siri. Teherani e fajëson Izraelin për sulmin ajror në konsullatën e saj në Damask në fillim të këtij muaji.

Izraeli nuk e ka komentuar këtë sulm, por ushtria amerikane beson se sulmi u krye nga Izraeli. Rritja e tensioneve ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare se lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mund të përhapet në tërë Lindjen e Mesme.

Konsullata iraniane në kryeqytetin sirian Damask u shkatërrua nga një sulm i dyshuar izraelit më 1 prill.

Shtatë pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), përfshirë dy gjeneralë, u vranë si pasojë.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje pas sulmit, duke thënë se Izraeli do të “ndëshkohet nga duart e burrave tanë guximtarë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi të enjten se Irani po kërcënon ta kryejë një “sulm të madh” si përgjigje ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask. Presidenti amerikan i ka premtuar Izraelit mbështetje të “palëkundshme” amerikane, përballë kërcënimeve për sulm të mundshëm nga Irani.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur sigurinë e Izraelit”, tha Biden.

TË LIDHURA

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Bota

Dyshim për spiunazh! Ish-kreu i Shërbimit Sekret gjerman në pranga

09:02 | 07/10/2026
Next Post

Avokati bën deklaratën e fortë: Besi dhe Xhensila kanë miliarda, po tentojnë të fshehin…

“Lufta kundër korrupsionit, çelësi për afrimin Shqipëri–BE”, ambasadori i BE-së flet pas takimit me kreun e SPAK-ut

Me armë me vete, 36-vjeçari tenton t’i ikë policisë në Vaun e Dejës! Momenti i arrestimit







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com