Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Nga dritarja banesës Berisha mban një minutë heshtje për 22 intelektualët e vrarë nga komunizmi pa gjyq më 26 shkurt

2 vjet ago
in Politikë
Nga dritarja banesës Berisha mban një minutë heshtje për 22 intelektualët e vrarë nga komunizmi pa gjyq më 26 shkurt

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha mbajti 1 minutë heshtje për 22 intelektualët e vrarë nga komunizmi pa gjyq më 26 shkurt.

Ai shtoi se 26 shkurti është në historinë e Shqipërisë, dita e njërit prej krimeve më të shëmtuara që ka njohur Shqipëria apo ndonjë vend tjetër në diktaturë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës, që rrezatoni dritë, besim, urtësi, vendosmëri në të katër anët e vendit, nga parlamenti juaj i lirisë në Rrugën e Shpresës. Dua të përshëndes me nderim të madh oratorët për fjalët e tyre të shkëlqyera, por sonte do më lejo të përshëndes në mënyrën më të veçantë Artemisën dhe Orgestin, që përfaqësojnë gjimnazistët e Shqipërisë, përfaqësojnë ata të cilët do jenë së shpejti në krye të lëvizjes, të revoltës, të betejës pa kthim kundër diktaturës së re.

Të dashur miq, 26 shkurti është në historinë e Shqipërisë, dita e njërit prej krimeve më të shëmtuara që ka njohur Shqipëria apo ndonjë vend tjetër në diktaturë. Dita në të cilën 22 intelektualë të shquar të kombit, të diplomuar në tërësi në universitetet më të mira të perëndimit, kundërshtarë të pamposhtur të regjimit komunist, u ekzekutuan pa gjyq. U pushkatuan në një fshat në afërsi të Tiranës vetëm e vetëm sepse ata nuk mund të pajtoheshin me shtypjen, me mohimin e fjalës së lirë. Nuk mund të pajtoheshin kurrë me drejtësinë e re të diktaturës komuniste. Nuk mund të pajtoheshin kurrë me mohimin e të drejtës së fjalës, të drejtës së pronës, të drejtave themelore të njeriut.

Ndaj dhe ata pa proces gjyqësor, pa asnjë proces gjyqësor, në një rast unik, të gjykuar pasi ishin pushkatuar dhe groposur në një gropë të përbashkët, ranë si misionarë të pamposhtur në mbrojtje të vlerave dhe idealeve më të larta njerëzore. Ata ishin studiues, mësues, shkrimtarë, publicistë, inxhinierë, mjekë, atdhetarë të vërtetë, intelektualë të vërtetë. Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Hekuran Troka, Luka Drashkoviç, Hakik Koka, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qeralliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petrore Konomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasorohu, Manush Peshkëpia, Andon Derhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi. Le të nderojmë me një minutë heshtje martirizimin e tyre për lirinë dhe të drejtat njerëzore, për interesin e kombit për një Shqipëri të lirë.

TË LIDHURA

PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat, garon me avokatin Eduart Brahilika
Politikë

PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat, garon me avokatin Eduart Brahilika

17:27 | 08/10/2025
PD nis nismën për shkarkimin e Presidentit Begaj, kërkon dy komisione hetimore
Politikë

PD nis nismën për shkarkimin e Presidentit Begaj, kërkon dy komisione hetimore

17:07 | 08/10/2025
Pas gjyqtarëve, edhe prokurorët kërkojnë mbledhjen e përgjithshme urgjente
Aktualitet

Pas gjyqtarëve, edhe prokurorët kërkojnë mbledhjen e përgjithshme urgjente

14:46 | 08/10/2025
Next Post
Banori i ri i “BBVIP” tha se kishte pasur një njohje me Sarën, Olti Curri zbulon të vërtetën

Banori i ri i "BBVIP" tha se kishte pasur një njohje me Sarën, Olti Curri zbulon të vërtetën

Zjarr në një kabinë elektrike në kryeqytet, zbardhen detajet e para

Zjarr në një kabinë elektrike në kryeqytet, zbardhen detajet e para

Vranë babanë e tyre dhe qeshën në seancën gjyqësore, psikiatri sqaron sjelljen e tre fëmijëve të Pëllumb Metës

Vranë babanë e tyre dhe qeshën në seancën gjyqësore, psikiatri sqaron sjelljen e tre fëmijëve të Pëllumb Metës







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike
Bota

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

by mirseda
18:15 | 08/10/2025
0

Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, për përdorim të...

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur

18:08 | 08/10/2025
RINAS: Sekuestrohen 22 mijë euro, 2600 denarë dhe 6 dokumente false; 6 të arrestuar

RINAS: Sekuestrohen 22 mijë euro, 2600 denarë dhe 6 dokumente false; 6 të arrestuar

17:46 | 08/10/2025
Sulme ukrainase në Rusi, tre të vdekur dhe nëntë të plagosur në Belgorod

Sulme ukrainase në Rusi, tre të vdekur dhe nëntë të plagosur në Belgorod

17:34 | 08/10/2025
PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat, garon me avokatin Eduart Brahilika

PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat, garon me avokatin Eduart Brahilika

17:27 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com