Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Paralajmërimi i Nokës: Do të bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Paralajmërimi i Nokës: Do të bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat, u shpreh se grupi i opozitës së bashkuar po punon çdo ditë që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike.

Ai shtoi se gjëja e parë që duhet të ndodhë në vend është McGonigali shqiptar, duke iu referuar kryeministrit Rama, të largohet dhe t’i hapë rrugën një qeverie të qytetarëve dhe më pas t’i hapet rruga integrimit të Shqipërisë në BE.

Reagimi i plotë:

Bashkimi i PD-së, krijimi i opozitës së bashkuar dhe protesta e datës 20 shkurt si kulmimi i zhvillimeve brenda opozitës, ishin kryefjala dhe treguan që PD-ja, opozita, por edhe vendi ka hyrë në një etapë të re zhvillimesh politike.

Protesta e qytetarëve, ai lum njerëzish që vërshoi në Tiranë, ajo energji njerëzore që u derdh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, tregoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh.

Ai lum njerëzish, ai uragan popullor i dha një mesazh edhe PD-së, dhe kryesia jonë sot vendosi që ta lexojë dhe deshifrojë mirë dhe qartë, atë mesazh të njerëzve të lirë, demokratëve, opozitarëve që morën pjesë, edhe të paangazhuarve që morën pjesë, edhe të socialistëve të zhgënjyer dhe të shkelur me këmbë nga sekti i rilindjes, që morën pjesë.

Përkthimi i atij mesazhi është që ne do të zbresim në bazë, të gjithë do të zbresim të takojmë të gjithë qytetarët, pensionistët, fermerët, arsimtarët, mjekët, nënpunësit, të papunët, rininë.

Do të jemi çdo ditë në kontakt me ta, për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzore dhe për ti dhënë një mundësi çlirimi gjithë kësaj energjie, që Shqipëria më në fund të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike, me një qeveri teknike dhe jo më, me një qeveri që është armike e votës së lirë.

U analizua edhe një pikë tjetër.

Pas datës 16 shkurt dhe sidomos pas datës 20 shkurt, shqiptarët nuk mund të pranojnë më kryeministër McGonigalin.

McGonigali në SHBA u dënua për çështjen shqiptare.

Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë, është që McGonigali shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, që Shqipëria të ketë përfundimisht një qeveri përfaqësuese të shqiptarëve e jo të patronazhistëve dhe të krimit.

Një qeveri e cila të ketë vetëm një synim, të ju mundësojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat i kanë munguar prej më se 10 vitesh këtij vendi, dhe pastaj për ti hapur rrugë edhe Shqipërisë të ecë drejt integrimit Europian, i penguar dhe i bllokuar nga krimi dhe korrupsioni i rilindjes.

Pyetje: Në mbledhje a kishte diskutime përsa i përket riorganizimit të strukturave të PD-së, ku të përshihen edhe depuetët e grupimit Bardhi, qoftë në kryesi, por edhe në strukturat e partisë.

Flamur Noka: Sigurisht që pika e tretë e rendit të ditës së kësaj kryesie, ishte hapja e procesit për riorganizim dhe për zgjedhje në 20 degë, kryetarët kishin dhënë dorëheqjen pasi kishin kandiduar në zgjedhjet lokale.

Për përfshirjen e deputetëve të tjerë, pa asnjë më të voglin diskutim ne kemi marrë një vendim që para datës 20 shkurt, para protestës që të gjithë deputetët pa asnjë përjashtim janë në grupet e punës së PD-së në të gjithë qarqet. Ky është një proces i ezauruar.

TË LIDHURA

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci
Aktualitet

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

17:48 | 16/07/2025
Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë
Aktualitet

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Next Post
“Ke luajtur mendsh”, plas sherri në BBV, Egla përplaset ashpër me Françeskën dhe tenton ta hedh në pishinë

“Ke luajtur mendsh”, plas sherri në BBV, Egla përplaset ashpër me Françeskën dhe tenton ta hedh në pishinë

Aksident në Shkodër, makina përplaset me autobusin

Aksident në Shkodër, makina përplaset me autobusin

‘Flasim kur të dalësh!’ , përplasje mes Ledjonës dhe Mikelës, ja arsyeja

‘Flasim kur të dalësh!’ , përplasje mes Ledjonës dhe Mikelës, ja arsyeja

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci
Aktualitet

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci

by mirseda
17:48 | 16/07/2025
0

Si pjesë e një hetimi evropian dhe ndërkombëtar që synon gjetjen dhe kapjen e të arratisurve të...

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit

17:31 | 16/07/2025
Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

16:05 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com