Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit sekuestron disa pasuri, i përkasin dy të dënuar për prostitucion dhe trafik droge

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Prokuroria e Elbasanit sekuestron disa pasuri, i përkasin dy të dënuar për prostitucion dhe trafik droge

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament” dhe “Njësi”, pasi dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale.

Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 112m2, është në pronësi të shtetases me iniciale F.A, e cila rezulton se nuk e justifikon këtë pasuri me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit, Sajmir Alterziu, i dënuar nga drejtësia italiane për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 79m2, është në pronësi të shtetasit Edison Gashi, por nga hetimi pasuror ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi i dënuar nga drejtësia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.

Njoftimi:

Në kuadër të zbatimit të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka konkluduar me sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtshme.

Pas veprimeve hetimore të kryera për procedimin pasuror nr.15/2020, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 90, datë 03.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos sekuestrimi i pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal:

Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 112m2, në Elbasan, në pronesi të shtetases F.A
Nga hetimi pasuror, rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit A.S., i dënuar nga drejtesia italiane per trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pas veprimeve hetimore të kryera për Procedimin pasuror nr.22/2020, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 89, datë 03.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos edhe sekuestrimi i pasurisë që burojnë nga aktiviteti kriminal:

Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 79m2 , në Elbasan, në pronësi të shtetasit E.G;
Nga hetimi pasuror ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.G, i dënuar nga drejtesia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.

Për ekzekutimin e vendimeve u ngarkuan Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, ASHK Drejtoria Vendore Elbasan dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”.

TË LIDHURA

Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë
Aktualitet

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë dhe i qëlluar me armë në trup

20:10 | 02/04/2026
Rast i rëndë në Vlorë: Dhunohet në mes të ditës, autor fqinji i prindërve
Aktualitet

Rast i rëndë në Vlorë: Dhunohet në mes të ditës, autor fqinji i prindërve

19:19 | 02/04/2026
Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve
Aktualitet

Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve

19:15 | 02/04/2026
Next Post
Ndjekje si në filma! Hodhi drogën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Ndjekje si në filma! Hodhi drogën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

“Skizofrene”, Ilnisa i përmendi Erjolës prindërit, reagon Juli: I tha çfarë edukate të kanë dhënë

“Skizofrene”, Ilnisa i përmendi Erjolës prindërit, reagon Juli: I tha çfarë edukate të kanë dhënë

Arrestimi në Gjermani i autorit të atentatit të 2 ditëve më parë në Shkodër, reagon Balla

Arrestimi në Gjermani i autorit të atentatit të 2 ditëve më parë në Shkodër, reagon Balla







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë
Aktualitet

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë dhe i qëlluar me armë në trup

by mirseda
20:10 | 02/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në...

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

19:34 | 02/04/2026
Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi

Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi

19:24 | 02/04/2026
Rast i rëndë në Vlorë: Dhunohet në mes të ditës, autor fqinji i prindërve

Rast i rëndë në Vlorë: Dhunohet në mes të ditës, autor fqinji i prindërve

19:19 | 02/04/2026
Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve

Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve

19:15 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com