Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla thirrje nxënësve: Bashkëpunoni me Policinë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla thirrje nxënësve: Bashkëpunoni me Policinë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Krujë, ku bashkëbisedoi me nxënësit dhe stafin pedagogjik të gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, lidhur me Paketën për Sigurinë në shkolla. Ky është gjimnazi i parë i hapur në Krujë, 68 vjet më parë. Ministri deklaroi se me këtë Paketë, garantohet një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në të gjithë vendin.

“Drejtoresha e tha, që ndoshta është rastësi e bukur që kemi ardhur këtu në shkollën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, në këtë ditë, kur përkujtojmë 556-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar. Por nuk është rastësi. Në fakt, ne kemi ardhur sot, këtu, në kuadër të zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla, për detyrat që i takojnë jo vetëm Policisë së Shtetit, por edhe një sërë institucionesh shtetërore. Pas një semestri të kaluar së bashku përgjatë zbatimit të këtyre masave, mendoj që kemi bërë gjënë e duhur kur morëm këtë vendim. Rezultatet e deritanishme janë ato që duhet dhe thirrja ime për çdo të ri e çdo të re, por edhe për prindërit tuaj, është që të bashkëpunoni sa më shumë me Policinë e Shtetit. Çdo informacion që vjen nga ju është një shtysë dhe bazë e shëndoshë për të luftuar këdo nga ata që kërkon të bëjë biznes me shëndetin tuaj apo financat e familjes suaj”, tha ministri.

Balla i ftoi të rinjtë të rrinë larg veseve dhe afër aktiviteteve sportive.

“Kjo shkollë që mban emrin e heroit kombëtar, është një shkollë shumë e rëndësishme jo vetëm për Krujën, por për gjithë vendin, nga e cila ndër vite kanë dalë shumë personalitete, jo vetëm të kësaj zone, por të të gjithë vendit. Do ju sugjeroja dhe nxisja jo vetëm rezultate të mira në mësime, por edhe sa më shumë aktivitete sportive dhe gjithçka tjetër, që i largon fëmijët nga veset, problematikat, bullizmi. Kemi tashmë një fenomen tjetër, të cilin duhet ta luftojmë së bashku, që është bullizmi përmes rrjeteve sociale, dhuna seksuale apo dhuna me bazë gjinore, përmes rrjeteve sociale apo përmes instrumenteve të tjera të teknologjisë dixhitale. Në këtë aspekt, bashkë me mësuesit këtu, të rritim forcën e bashkëveprimit. Ju e keni parë së fundi, Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë edhe rastet e dhunës përmes rrjeteve sociale. Jo më larg se para 24 orësh, kemi ndaluar një person, i cili përmes një faqeje ‘fake’ në rrjete sociale, përndiqte dhe sulmonte një shtetase. Unë mendoj që të gjithë e dimë që ky është një problem që ekziston, kështu që në këto raste, ju lutem mos hezitoni që të kontaktoni oficeren e sigurisë, e cila e di fare mirë se kush është protokolli i saj për t’ia referuar çështjen Komisariatit të Policisë dhe më pas, në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Ne kemi një njësi të posaçme të luftës kundër krimit kibernetik, në mënyrë që të qetësojmë sa më shumë shpirtrat e atyre që janë target i dhunës, por edhe familjet tuaja të cilat shqetësohen sa herë që ndodhin ngjarje të tilla”, – nënvizoi Balla.

Nxënësit falënderuan autoritetet për Paketën e Sigurisë, si dhe për rritjen e sigurisë në qytet. “Dua të shpreh dëshirën time, që pasi të mbaroj gjimnazin, të ndjek Fakultetin e Sigurisë”,-tha një prej tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se Paketa për Sigurisë në shkolla është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

“Në raport me të gjitha problematikat që ka patur rrethi dhe qarku juaj, si Krujë, mendoj që kemi sjellë stafin më të mirë dhe çështjet e rendit dhe të sigurisë jo vetëm në shkolla, por në të gjithë territorin, të shkojnë në nivelin e duhur të sigurisë. Absolutisht ne jemi në nismat ligjore të përafrimit të të gjithë kontigjentit të brezit të ri që mbarojnë shkollën e mesme, për të konkurruar për nivelin e oficerit pranë Akademisë së Sigurisë. Kështu që ju jeni të mirëseardhur, jo vetëm ju, por edhe të tjerë, edhe vajzat, të cilat kërkojnë të konkurrojnë pranë Akademisë së Sigurisë”, – u shpreh Rrumbullaku.

Ai informoi se Akademia e Sigurisë, paralelisht me çeljen e konkurrimit për të vazhduar studimet e larta në qershor-korrik të vitit 2024, do të ketë një nga degët e kërkuara nga të rinjtë për të studiuar.

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

19:01 | 25/10/2025
Next Post
Cili u bë Lideri i shtëpisë së “BBV” pas ikjes së Drini Zeqos?

Cili u bë Lideri i shtëpisë së “BBV” pas ikjes së Drini Zeqos?

27-vjeçaren e zë korrenti në Spitalin e Tepelenës

27-vjeçaren e zë korrenti në Spitalin e Tepelenës

Abuzoi seksualisht me të miturën, e pëson keq 17-vjeçari në Vlorë

Abuzoi seksualisht me të miturën, e pëson keq 17-vjeçari në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com