Vetëm 13 minuta ka zgjatur seanca në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione. Në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, ndërsa presidenti Bajram Begaj nuk mbajti dot fjalën për shkak të tensioneve.
Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se kreu i shtetit fjalimin do ta mbajë në orën 18:00 në Presidenca.
“Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, Sh.do te jape kete mesazh per shqiptaret nga Presidenca ne oren 18.00.
Jeni te ftuar ta ndiqni ne Presidence”, njofton Begaj.