Gjykata vendosi që dy vëllezërit të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro dy bashkë-atdhetarët e tyre të cilët i palgosën rëndë, si dhe me 250 mijë euro familjen e viktimës.
VVëllezërit me origjinë shqiptare, Klinton dhe Ilmi Rakipaj, përkatësisht 20 dhe 25 vjeç, u dënuan me 18 vjet burg në Itali, të akuzuar për ‘vrasje me dashje’, ‘vrasje e dyfishtë në tentativë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, pasi kanë goditur për vdekje me thikë në gjoks bashkatdhetarin e tyre Albert Deda, 24 vjeç, në kulmin e një konflikti.
Gjithashtu gjykata vendosi që dy vëllezërit të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro dy bashkë-atdhetarët e tyre të cilët i palgosën rëndë, si dhe me 250 mijë euro familjen e viktimës.
Gjykata refuzoi gjithashtu kërkesën për ‘arrest shtëpiak’ të bërë nga avokati mbrojtës, Stefano Marrone për shkak të seriozitetit të fakteve dhe rrezikut të arratisjes, me vëllain e vogël që do të qëndrojë në burg në Vicenza dhe të madhin në Rovigo. Klinton dhe Ilmi Rakipaj ishin të pranishëm në sallë gjatë leximit të dënimit, ku prokurorja Claudia Brunino kishte kërkuar dënimin me nga njëzet vjet për ta.
Historia daton në 23 korrik 2023: Dy vëllezërit, me banim në via Dorighello në rrethin Forcellini të Padovës, në kulmin e një debati goditën me thikë në zemër 24-vjeçarin Albert Deda.
Po ashtu, ata plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, përpara se të iknin me një Renault Clio të kuqe. Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën të nesërmen nga policia rrugore e Palmanova në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian dhe u arrestuan.