Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

8 shkrimtarët e njohur, të cilët ishin njëherësh edhe spiunë

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
8 shkrimtarët e njohur, të cilët ishin njëherësh edhe spiunë

Shkrimtari britanik, Frederick Forsyth, bëri bujë kohët e fundit kur pranoi se kishte punuar si agjent sekret për MI6, agjencinë britanike të zbulimit. Por, autori i librit të mirënjohur “Dita e Çakallit”, nuk është shkrimtar i vetëm që ka punuar edhe si spiun. Më poshtë po rendisim 8 shkrimtarë të njohur, që fshehtazi kanë shërbyer si agjentë për llogari të shërbimeve të ndryshme sekrete, në disa raste edhe si agjentë të dyfishtë.

Ernest Hemingway

Edhe njohësit më të përciptë të shkrimtarit të famshëm amerikan, mund të kenë lexuar diku se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hemingway, përveç punës së gazetarit, shërbeu edhe për llogari të Zyrës së Operacioneve Sekrete të SHBA, OSS. Por a ka punuar ai edhe për shërbime të vendeve të tjera, si për shembull për KGB-në sovjetike, duke qenë de fakto një agjent i dyfishtë?

Në librin e tyre “Spiunët:Ngritja dhe rënia e KGB-së”, Harvey Klehr, John Earl Haynes  dhe Alexander Vassiliev, pohojnë se shkrimtari ka qenë një agjent i rusëve. Sipas tyre, Hemingway furnizoi me informacione në agjencinë ruse të spiunazhit deri në vitin 1950. Ai u hodh poshtë si një burim, në momentin kur informacionet që dërgonte nuk ishin më dhe aq shumë të vlefshme.

Graham Greene

Shumëkush që ka punuar për inteligjencën britanike, është frymëzuar të shkruajë edhe romane. Ky është rasti i shkrimtarit Graham Greene, që ka punuar për shumë vite për MI6-ën. Megjithatë, situata e Greene ka qenë unike, për shkak se ai qe tashmë i njohur si shkrimtar kur filloi të punonte si spiun. Reputacioni i Greene si një njeri që kishte qejf udhëtimet, dhe karriera e tij si shkrimtar e lejoi që të hynte e të dilte më lehtë nga zonat e rrezikshme, çka e bënte një aset të çmuar për MI6.

Gjithsesi në një moment, dyshohet se ai filloi të luajë rolin e një agjenti të dyfishtë për llogari të KGB-së sovjetike, kjo për shkak edhe të mikut të tij të ngushtë, Kim Philby, që kishte dezetuar më herët duke u dhënë rusëve informacione shumë të vlefshme, që ndikuan në sabotimin e shumë operacioneve sekrete anti-komuniste në Evropën Lindore, përfshirë Shqëipërinë.

Ian Fleming

Krijuesi i personazhit spiun më të famshëm në botë, ishte vetë një spiun! Ian Fleming, i cili shkroi serinë e romaneve “James Bond”, me protagonist Agjentin 007, punoi për inteligjencën britanike detare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ndihmoi në organizimin e disa misioneve të suksesshme të spiunazhit kundër Gjermanisë naziste, kryesisht në Evropën Veriore. Ndërkohë Flemingut, i njihet merita e krijimit të forcave të para komando moderne.

Frederik Forsyth

Sikurse e përmendëm me lart, shkrimtari i njohur britanik ka pranuar se ka punuar për MI6 në vitet 1960-1970, duke punuar me misione të rastësishme pa ndonjë pagesë, ndërsa ishte shkrimtar i pavarur mbi çështje të ndjeshme ndërkombëtare. Forsyth e përdori përvojën e tij, për të shkruar romane spiunazhi bestseller, të cilat e bënë të famshëm.

Roald Dahl

Roald Dahl pilotoi avionë luftarakë në Luftën e Dytë Botërore, dhe më pas shkoi punoi në ambasadën britanike në Uashington. Atje, me sa duket, ai bashkëpunoi me agjentët britanikë dhe kanadezë për të hetuar prirjet politike të grave të njohura amerikane. Sipas disa burimeve, duke përfshirë edhe mikeshën e tij, Antoinette Haskell, Dahl shkonte në shtrat me secilën prej tyre për të verifikuar nga afër bindjet e tyre politike.

John le Carré

Ashtu si disa shkrimtarë të tjerë të përfshirë në këtë listë, karriera e Le Carré si spiun e çoi drejt një karriere të suksesshme si shkrimtar i romaneve të spiunazhit. Le Carré ka punuar për llogari të Shërbimit të Sigurisë (MI5), dhe Shërbimit të Inteligjencës Sekrete britanike (MI6). Ndër romanet e tij më të mirë është edhe “The Spy Who came in from the Cold”.

Peter Matthiessen

Matthiessen fitoi 3 herë Çmimin Kombëtar të Librit në SHBA, dhe themeloi revistën e mirënjohur letrare ”Paris Review”. Ai gjithashtu punoi për CIA-n – dhe në fakt “Paris Riview”, ishte pjesë e maskimit të veprimtarisë së tij agjenturore. Megjithatë, bashkëthemeluesit e tjerë të revistës nuk u shqetësuan asnjëherë për këtë fakt, dhe Matthiessen ka këmbëngulur gjithmonë se “Paris Riview”, nuk kishte në asnjë rast në shërbim të CIA-s.

Jason Matthews

Amerikani Jason Matthews, është i fundit në një listë të gjatë shkrimtarësh të lidhur me spiunazhin, të cilët kanë qenë vetë agjentë sekrete. Matthews punoi me CIA-n, duke depërtuar thellë në territore të huaja dhe të rrezikshme. Tani ai po bën emër si autor i romaneve të spiunazhit. Libri i tij i dytë, “Red Sparrow”, doli në treg në fillim të këtij viti.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 8Ernest HemingwayFrederik ForsythGraham GreeneIan FlemingJason MatthewsJohn le CarréPeter MatthiessenRoald Dahlshkrimtaretspiune

TË LIDHURA

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

19:55 | 21/01/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

Shtypi i ditës, 2 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 2 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 2 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 2 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com