Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut, dita kur kujtohen dhe nderohen dëshmorët e rënë për liri në fushat e betejës.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji, pasi në këtë datë, më 1942, u vra Qemal Stafa nga fashistët.

Para se të krijohej shteti shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre përmes këngës epike dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Gjatë luftës nacional çlirimtare, fillojnë përpjekjet e para për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Të rënët u bënë simbol frymëzimi për luftëtarët e lirisë. Këngët për dëshmorët, dhënia e emrave të dëshmorëve reparteve partizane, shkrimet për aktin e tyre në shtypin e luftës dhe në fjalime, betimi para varreve të tyre, varrimi partizan ceremonial, ndihma për familjet, zëvendësimi i tyre në radhët partizane nga të afërt etj., të gjitha këto janë shprehje e vlerësimit për aktin dhe figurën e dëshmorit.

Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Ne vitet ´60-të, statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit, ku u përqendruan varret e të gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës e të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Me një vendim të qeverisë Meksi, ende i papublikuar, iu hoqën përfitimet familjeve të dëshmorëve, shkruan Telegrafi.

Ne vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Tags: 5 majiDita e Deshmoreve

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
5 ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

5 ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

GJERMANI/ Shqiptari lirohet nga burgu, nuk do ta besoni arsyen

GJERMANI/ Shqiptari lirohet nga burgu, nuk do ta besoni arsyen

TIRANË/ Prodhonin dhe tregtonin pije të falsifikuara, arrestohet një person

TIRANË/ Prodhonin dhe tregtonin pije të falsifikuara, arrestohet një person







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com