E dini që në shtetin e Kenias ju mund të burgosni nëse përdorni apo mbani një qese plastike? Po, po! Kjo masë vjen pas heqjes së përdorimit të qeseve plastike.
Kështu, policia bastisi një treg në Perëndim të Kenias. Ata nuk po kërkonin as armë dhe as drogë; po kërkonin për qese plastike! Kenia ka ligjin më të ashpër lidhur me ndalimin e qeseve plastike. Ti mund të dënohesh me 4 vite burg nëse bën, shet apo mban një qese plastike.
“E kemi shpëtuar mjedisin nga 100 milion qese plastike. Kjo është diçka për të cilën ia vlen të festohet. Qeset plastike ishin kudo. Disa ishin vendbanime për mushkonjat dhe mushkonjat shkaktojnë malarian. Prandaj plastika ishte një kërcënim i madh për ambientin”, thotë James Wakibia, aktivist mjedisi. Kenia kishte një problem të madh në përdorimin e qeseve plastike.
James filloi një fushatë online, e cila u përhap menjëherë. “Jam shumë krenar, ndjej që kam arritur diçka”, thotë ai.
Tashmë në vend të qeseve plastike, ata përdorin qese të tjera, të cilat janë të ripërdorueshme dhe jo një përdorimshe, si qeset plastike.
Një banore thotë se tashmë në markete është shumë më pastër, njerëzit nuk hedhin kudo qese plastike dhe se është shumë e vështirë t’i gjesh ato. Qeset e tjera janë më të kushtueshme, por janë shumë më të mira për mjedisin./ TIRANA TODAY