“Njerëzit ndryshojnë për të tjerët para se të ndryshojnë për veten”, thotë Keith Ferrazzi. Kur e dëgjon në fillim kjo tingëllon e çuditshme, pothuajse si një thënie e vjetër që na zgjohet në një cep të mendjes. Si themeluesi i “Ferrazzi Greenlight”, një institut hulumtimi që studion sjelljen njerëzore, Keith i ka të provuara këto hipoteza.
Kur ju angazhoheni për dikë dhe premtoni se do të arrini atë që keni thënë mundësia për të mbajtur fjalën rritet me 30 për qind. 30 për qind e rritjes së suksesit vjen si pasojë e fuqisë së marrëdhënies tuaj me personin të cilit i keni premtuar.
Studimet treguan se një pikë e fortë drejt suksesit është mbështetja te marrëdhëniet njerëzore. Ferrazzi thotë duhet të keni të paktën tre vetë në jetën tuaj, që nuk do t’ju lejojnë të dështoni. 60 për qind e amerikanëve thonë se askush nuk mund t’i ketë.
Por ja si njihen mes servilizmit dhe hipokrizisë mbështetësit e vërtetë:
- Ata kujdesen për ju.
- Ata punojnë për t’ju bërë të suksesshëm duke ju kuptuar.
- Ata janë të ndershëm me ju.
- Ata mbajnë përgjegjësi për veprimet tuaja.
“Njerëzit janë dimensioni kritik i suksesit tuaj. Dhe pyetja është: “Si e drejtoni këtë dimension? Si e ndërtoni rrjetin tuaj të mbështetësve në jetën tuaj?” – Kith Ferrazzi
(TIRANA TODAY)