Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

35 vite nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, pse ndodhi e cilat janë pasojat

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
35 vite nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, pse ndodhi e cilat janë pasojat

Më 26 Prill 1986, në Çernobil të Ukrainës ndodhi katastrofa më e rëndë bërthamore në botë. Ndryshe nga katastrofa bërthamore e Fukushima në Japoni në vitin 2011, shpërthimi i reaktorit të Çernobilit u shkaktua nga një gabim njerëzor.

Atë ditë ishte planifikuar një remont rutinë në reaktorin e katërt të Stacionit të Energjisë Bërthamore Lenin. Punonjësit donin të provonin nëse reaktori mund të ftohej nëse ai e humbte energjinë. Por gjatë testit të tyre, ata shkelën protokollet e sigurisë dhe energjia u rrit.

Edhe pse ata u përpoqën ta mbyllin reaktorin plotësisht, një tjetër rritje e energjisë shkaktoi një seri shpërthimesh brenda uzinës. Më në fund, vetë bërthama doli në atmosferë duke shpërndarë një re materiali radioaktiv që u përhap në Evropën Veriore dhe Perëndimore, duke arritur deri në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Bashkimi Sovjetik evakuoi 335.000 njerëz. Gati 30 njerëz vdiqën që në fillim si rezultat i shpërthimit dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Shkencëtarët vlerësojnë se zona përreth reaktorit me një rreze gjerësi 30 kilometra nuk do të jetë e banueshme për të paktën 3.000

Vjet, për shkak të niveleve të larta dhe të rrezikshme të ndotjes. Vlerësohet se ajo katastrofë ka kushtuar të paktën 235 miliardë dollarë. Menjëherë pas aksidentit, një zonë me një rreze prej 10.4 km2 u bë e njohur si “Pylli i Kuq”, pasi shumë prej pemëve morën një ngjyrë të kuqe në kafe, dhe më pas u thanë si pasojë e niveleve të larta të rrezatimit.

Gjithsesi, në mënyrë paradoksale kjo zonë është bërë një vend unik për biodiversitetin.

Për shkak të mungesës së aktivitetit njerëzor, në zonë është rritur shumë numri i disa kafshëve të egra si ujqërit, arinjtë, shqiponjat, rrëqebujt dhe drerët.

Por rrezatimi ka provuar se shkakton anomali të konsiderueshme dhe potencialisht vdekjeprurëse tek disa nga specie, si zogj me sqep të deformuar, nivele të ngritura të kataraktit të syve, albinizëm dhe nivele më të ulëta të baktereve të dobishme.

Nga ana tjetër,Çernobili është bërë një atraksion turistik. Edhe pse zona e përjashtimit është ende e pabanueshme, autoritetet ukrainase e hapën zonën për turizmin në vitin 2011. Që nga ajo kohë, guidat shoqërojnë rregullisht vizitorët për të parë jetën e egër, si dhe për të eksploruar qytetet fantazmë të braktisura prej 35 vitesh.

Për shembull, Pripiat kishte dikur një popullsi prej më shumë se 45.000 banorësh, ku shumica prej tyre ishin punëtorë të uzinës. Që të minimizohet ekspozimi ndaj rrezatimit, guidat turistike janë të pajisura me dozimetra dhe i udhëzojnë klientët e tyre që të mos hanë ushqim apo të pinë duhan jashtë.

Dëmi më i madh nga rrezatimi pas shpërthimit ndodhi brenda javëve të para. Vetëm 15 minuta pas shpërthimit, radioaktiviteti ra në një të katërtën e vlerës së tij fillestare. Në fillim Bashkimi Sovjetik u përpoq që ta fshihte katastrofën.

Por më28 prill 1986, gjithçka filloi të merrej vesh kur vëzhguesit suedezë të ajrit, zbuluan sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë, që dukej se e kishin origjinën nga Bashkimi Sovjetik.Kur presioni ndërkombëtar u shtua, sovjetikët e pranuan se një aksident në Çernobil kishte vrarë 2 njerëz.

Por ata gënjyen duke thënë se situata ishte vënë nën kontroll. Vetëm më 6 maj autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave ​​në Kiev – kryeqyteti i Ukrainës – dhe u bënë thirrje banorëve që të qëndronin brenda shtëpive të tyre. Historia e plotë e asaj që ndodhi,vetëm vite më vonë do të dilte në dritë.

Edhe pse raportet ndryshojnë, të paktën 600.000 njerëz u dërguan për të luftuar me zjarrin, dhe për të pastruar ndotjen e termocentralit bërthamor. Këta njerëz, që u bënë të njohur si “likuidues”, morën një status të veçantë, pra do të kishin përfitime të tilla si kujdes shëndetësor të veçantë dhe pagesa shtesë.

Të gjithë ata ishin të ekspozuar ndaj niveleve shumë të larta të rrezatimit. Një raport i diskutueshëm i botuar nga anëtarët e Akademisë Ruse të Shkencave, vlerësoi se midis 112-000-125.000 “likuiduesve” – ​​rreth 15 për qind prej tyre – kishin vdekur deri në vitin 2005. Shumë nga shifrat në atë raport u kundërshtuan më vonë nga shkencëtarët në Perëndim, të cilët vunë në dyshim vlefshmërinë e tyre shkencore.

Në fakt, numri i vërtetë i të vdekurve nga ajo katastrofë ende nuk dihet. Ai mbetet objekt i spekulimeve dhe mosmarrëveshjeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se 9.000 njerëz do të vdesin çdo vit për shkak të kancerit dhe leucemisë të lidhur me Çernobilin, në rast se vdekjet ndjekin një model të ngjashëm me ato që shkaktuan bombat atomike Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni.

Ndërsa grupi i mbrojtjes mjedisore“Greenpeace”, thotë se numri i vdekjeve në Çernobil mund të jetë mbi 90.000. Të tjerë thonë se ai është edhe më i lartë. Pavarësisht niveleve të larta të rrezatimit, në zonë jetojnë ende jo pak njerëz në mënyrë të paligjshme.

Numri i tyre vlerësohet në rreth 130-150. Shumica janë gra në të 70-ata dhe 80-at,që ende punojnë në tokat e tyre stërgjyshore. Por ngjitur me zonën e përjashtimit, ka një numër të ardhurish të rinj. Ndërkohë, është vlerësuar se 100.000-200.000 aborte u kryen nga gratë pas incidentit, pasi mjekët u thanë se foshnjat e tyre ishin të ekspozuara ndaj rrezatimit dhe mund të lindnin me defekte të rënda.

Burimi i lajmit: https://www.foxnews.com/science/chernobyl-facts-ukraine-nuclear-disaster-fallout

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: cernobilKatastrofapasoja

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
”Mbyllja këtij”/ Tom Doshi sherr me Rakipllarin në emision (Video)

''Mbyllja këtij''/ Tom Doshi sherr me Rakipllarin në emision (Video)

Rama kërkon 9 mandate në Vlorë: Do bëj 12 herë më shumë punë

Mesazhi më i fundit i Ramës në facebook me foton e Majkëll Xhordan

Live / Vijon numërimi, ja rezultati dhe mandatet deri më tani

Live / Vijon numërimi, ja rezultati dhe mandatet deri më tani







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com