Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për rastin e zhdukjes së 34-vjeçarit E.K, i cili rezulton i humbur që prej datës 4 qershor, kur është parë për herë të fundit në kryeqytet.
Sipas njoftimit të autoriteteve, është identifikuar si i dyshuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të të riut 41-vjeçari A.Sh, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Megjithatë, pavarësisht veprimeve hetimore të kryera deri tani, policia bën të ditur se ende nuk ka arritur të lokalizojë E.K. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të detajuara në ambientin ku dyshohet se 34-vjeçari mbahej peng, si edhe në një sërë lokacionesh të tjera dhe zona të ndryshme në terren, por pa rezultat.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e 34-vjeçarit vijojnë.














