Shpeshherë veshjet janë bërë shkas për ngacmime apo sulme seksuale. Situata nxehet akoma më shumë kur në bar punon një bariste e veshur me bikini. Një video shokuese tregon momentin kur një burrë me thikë në dorë futet përmes dritares së një kafeje me qëllim përdhunimin e baristeje të veshur me bikini, shkruan dailymail.co.uk.
Videoja tregon sesi 33-vjeçari hap dritaren dhe futet brenda duke iu vërsulur vajzës. Në video, baristja Madeline Guinto, dëgjohet duke bërtitur “oh Zoti tim”, kur i dyshuari e kap nën kërcënimin e thikës. Më pas ai e detyron baristen të dalë nga dritarja ku hyri vetë dhe e dërgon në një rrugicë të errët ku u përpoq ta përdhunonte.
Fatmirësisht agresori nuk arriti të përdhunonte baristen, pasi u largua nga frika se mos e shikonte njeri nga të bërtiturat e vajzës.
Menjëherë pasi iku agresori baristja futet brenda në lokal dhe telefonon policinë.
Departamenti i Policisë Kent, Uashington, tha se incidenti ndodhi rreth orës 4:45 në Hottie Shots Espresso.
Më pas i dyshuari 33-vjeçar u arrestua nga policia dhe u identifikua më vonë si Michael Reynolds, i cili ka një histori të gjatë kriminale.