”31 ditë Rama poston, Balluku shijon, populli proteston”,-është një nga pankartat e protestës të kësaj të marte përballë Kryeministrisë. Një qytetar tha se gjendja është shumë e vështirë dhe se i gjithë parlamenti është kundër popullit. Ai tha se ose do të përballen në shesh ose do të largohen të githë. ”Parlamenti kundër popullit si PS si PD. Këtu ose të ikim të gjithë ose të dalim përballë. Ka marrë fund gjithçka”.












