Sikundër ishte planifikuar, në orën 11:00, ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës autori i masakrës në Selenicë, Ritvan Zykaj.
Gjatë futjes së tij në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie është dëgjuar thirrja: I pashpirt.
Ai është pritur me protesta në ambientet e Gjykatës.
“Dënim me vdekje për kriminelin”, ka qenë mesazhi në një ndër pankartat.
Zykaj vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij, për motive të dobëta. Mbi 24-vjeçarin rëndon akuza “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”.