Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1991/Kur të burgosurit ordinerë mbronin figurën e Enver Hoxhës

8 vjet ago
in Të Gjitha
1991/Kur të burgosurit ordinerë mbronin figurën e Enver Hoxhës

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan  rreth të burgosurve ordinerë që i dërgonin letra Ramiz Alisë. Historiani deklaron se të burgosurit ordinerë i shkruanin Alisë në shkurt 1991 për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës dhe kundërshtuar kërkesat e studentëve ishin edhe të dënuarit ordinerë të Tërnovës.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

1991/Të burgosurit ordinerë në mbrojtje të figurës së diktatorit

Reparti nr.312 Tërnovë ishte një kamp i punës së detyruar i çelur për të nxjerrë mineralin e kromit dhe funksionoi si i tillë në vitet 1987-1991. Ai u ndërtua nga të dënuarit politikë. Vuanin dënimin këtu fillimisht të dënuar politikë dhe ordinerë, por muajt e fundit të ekzistencës së tij, reparti u mbizotërua nga të dënuarit ordinerë.
Në valën e madhe të telegrameve nga kontingjenti “njeri i ri” që i drejtoheshin Ramiz Alisë në shkurt 1991 për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës dhe kundërshtuar kërkesat e studentëve ishin edhe të dënuarit ordinerë të Tërnovës.

Telegram
Zotit Ramiz Alia, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, Tiranë
Njëzëri, të dënuarit e repartit nr.312 Tërnovë, vendosëm që të dërgonim juve zoti president, këtë telelgram të cilin dëshirojmë ta publikoni.
Po jetojmë edhe ne çdo ditë me hallet e popullit tonë, me proceset demokratike që po merren, me situatën që aktualisht po kalon vendi ynë. Me gjithë zemër përkrahim këto reforma të ndërmarra nga qeveria, te të cilat shohim një të ardhme të bukur, e te të cilat ballafaqojmë veten, reagimin tonë në ndërgjegje. Më shumë se kurrë, shohim sot se ç’kemi bërë e ç’duhet të bëjmë.
Zoti president,
Ne të dënuarit e repartit 312 Tërnovë, çdo orë e minutë jemi në punë dhe asnjë pjesë të kësaj kohe, nuk e kemi humbur dhe se humbim. Dhe rezultatet flasin vetë, nuk njohim mosrealizime, por tejkalimi I detyrave të planit është bërë tradita jonë.
Por nuk është kjo arsyeja që po ju shkruajmë. Diçka po na ngacmon çdo ditë e më tepër deri në palcë dhe pikërisht ca njerëz deri në mënyrë të organizuar që po na thonë “mohojeni se jeni shqiptarë”. Por indinjimi ynë arriti kulmin e tij kur nëpërmjet televizionit mësuam se studentët tanë, disa nga vëllezërit dhe motrat tona, kërkuan të mohojnë gradaçelën e madhe, parajsën e madhe, mrekullinë e vërtetë e të shenjtë, veprën e të madhit Enver Hoxha. Mëkat!
Dhe ne i dashur zoti Rami zalia, donim që nëpërmjet jush t’u bënim thirrje këtyre fluturakëve, me çdo gjë të luajnë, le të bojkotojnë ç’të duan e në cilëndo parti të shkojnë, udha e mbarë u qoftë, por me Enver Hoxhën mos të luajnë, se vërtet pak jemi, por miliarda për të bëhemi.
Na e thotë mendja e na e ndjen zemra se nëse populli lëviz, maja e Tërnovës nga vendi lëviz dhe populli nga vepra e Enver Hoxhës. Në se disa e kuptojnë se gjithë këto ndryshime që po ndodhin janë pasojë e Enver Hoxhës, me plot gojën u themi se qenkan miopë e kaluar miopëve.
Ndaj u bëjmë thirrje e po u rikujtojmë se Enver Hoxha është ende gjallë e s’ka për të vdekur kurrë, derisa të shuhet çdo pëllëmbë e kësaj toke. Populli i ka njohur gjithmonë bijtë e tyre, siç njeha nëna birin e saj, e Enver Hoxha është biri i nënës më të madhe, biri i luftës, i lirisë, pavarësisë e sovranitetit. E nëse diçka nuk ka vajtur mirë, shkaku kryesor ka qenë se disa nga ne apo të tjerë nuk punuan mirë. Ndaj ne nuk po shlyejmë borxhet e ndokujt, por borxhet tona.
Nëse do të kërkomë të vijë Europa në Shqipëri, ose të shkojmë drejt saj, kjo udhë do mund, do djersë, do më së pari sakrificë. E të gjitha këto nuk arrihen me bojkotime, greva, shkrehje të punës, duke thyer xhama, me mitingje pa bukë e me përçarje.
Zoti Ramiz Alia,
Ju premtojmë se gjithmonë me ju e pranë jush do të jemi ndonëse jemi të fajësuar në jetë, zemrën e kemi plot shpresë se do të shërbejmë me nder e kurrë në shtigje pa krye s’do ecim, veç në shtegun e demokracisë së vërtetë.
Edhe ne kemi probleme, bile do të thonim ca më shumë se ato që s’po pushojnë të kërkojnë të drejta, mirëpo ne po shohim vetë se ata pak nga pak po na plotësohen dhe në statistikat tona shënohen vetëm arritje.
Përfitojmë nga rasti t’ju zotohemi zoti presidenti ynë për nder të zgjedhjeve të 31 marsit, do tÇi japim popullit:
1-500 ton mineral kromi mbi planin
2-200 ml avancime mbi planin
3-Do realizojmë normën 115%
Të na rroni sa malet në krye të vendit të burrave, zoti president Ramiz Alia!
Lavdi veprën së ndritur e të pavdekshme të Enver Hoxhës.
Efektivi i të dënuarve të repartit nr.312 Tërnovë
12.2.1991

Tags: 1991burgosuritEnver Hoxhesfigurënmbroninordinerë

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shqipëri-Greqi/Shehu: Rama “kërcënoi” presidentin Meta

Shqipëri-Greqi/Shehu: Rama “kërcënoi” presidentin Meta

Ndërrojeni profesionin përpara se t`ju zëvendësojnë me robotë

Robotët, ʽasistentëtʼ më të mirë në hotele e spitale

Çmimet Oskar, dominojnë gratë me karakter të fortë

Çmimet Oskar, dominojnë gratë me karakter të fortë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com