Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

14 vite nga rikthimi në fuqi i gjerësisë së detit territorial dhe vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, Artur Meçollari: Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
14 vite nga rikthimi në fuqi i gjerësisë së detit territorial dhe vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, Artur Meçollari: Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Muçollari përmes një postimi në rrjetet sociale ka rikujtuar 25 prillin e vitit 2011, si datën kur është rikthyer në fuqi gjerësia e detit territorial dhe vija e drejtë bazë e Shqipërisë.

Ai e cilësoi këtë datë që përket në historinë e të drejtës kombëtare të detit.

Postimi i plotë:

25 prill 2011 – Rikthehet në fuqi gjerësia e detit territorial dhe vija e drejtë bazë e Shqipërisë.

Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit.

Sot, Shqipëria ka ende në fuqi ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, i cili përmban vetëm tre nene, duke përfshirë nenin 3, si nenin më përmbajtësor. Ky nen përcakton se gjerësia e detit territorial të Shqipërisë është 12 milje detare dhe se vija e drejtë bazë e RSH shtrihet nga derdhja e lumit Buna deri tek kepi i Gjuhëzës dhe nga gjiri i Gramës deri tek kepi i Sarandës (Martesës), duke bashkuar kepet e dala.

Legjislacioni për kufirin detar në Shqipëri ka filluar të kodifikohet mbas incidentit të Kanalit të Korfuzit të 22 tetorit 1946, por ai mori formë të plotë me dekretin nr. 4650, datë 9 mars 1970 “për kufirin shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretin Nr. 5384, datë 23 shkurt 1976 dhe ligjin nr. 7366, datë 24.3.1990. Në vitin 2001, me ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” u shfuqizua dekreti nr. 4650, datë 9 mars 1970, por ai mbajti të njëjtin formulim për kufirin detar, të artikuluar në nenin 3 të tij.

Vetëm gjashtë muaj nga fillimi i negociatave për kufijtë detar me greqinë (korrik 2017), në 24 janar 2008, me ligji nr. 9861 “Mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” (ligj procedurial), Parlamenti Shqiptar shfuqizoi ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” (ligj material). Me ketë shfuqizim, u shfuqizua gjerësia e detit territorial dhe vija e drejtë bazë e Shqipërisë, kushte juridike mbi të cilat u firmos marrëveshja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë me 27 prill 2009.

Por, katër vite me vonë me ligjin nr. 60/2012 datë 25 prill 2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9861, datë 24 janar 2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, Parlamenti riktheu në fuqi nenin 3 të ligjit nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke rrikthyer në fuqi gjerësinë e detit territorial dhe vijën e drejtë bazë të Shqipërisë si dhe ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001, “për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, tashmë me një nen përmbajtësor, nenin 3, për kufijtë detarë.

Shënin: Gjatë negociatave të vitit 2018, vija e drejtë bazë e Shqipërisë u pranua nga pala greke. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit të vitjës së drejtë bazë, sidomos ajo e vitit 1976, kjo do të përbëjë pikën më të dobët nëse Shqipëria dhe Greqia së bashku do të shkojnë në një gjykatë ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave të tyre detare.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për rastin Somali – Kenia, tregoi se çdo gjykatë ndërkombëtare mund të marri në shqyrtim në themel ndërtimin e vijës së drejtë bazë, pavarësisht legjialacionit kombëtar.
Shqipëria ka depozituar në OKB instrumentin mbi vijën e drejtë bazë në korrik 1993 dhe çdo shtet, duke përfshirë dhe Greqinë, mund ta kontestonte atë në rrugë diplomatike ose ligjore deri ne vitin 2003.

Në negociatat e vitit 2018, Greqia e ka pranuar vijën e drejtë bazë të Shqipërisë dhe kjo është deklaruar dhe në Parlamentin Grek nga ish-Ministri i Jashtëm i Greqise.

TË LIDHURA

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera
Aktualitet

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen
Aktualitet

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025
Next Post
Sot protesta e opozitës, policia bllokon qarkullimin në bulevardin para bashkisë

Sot protesta e opozitës, policia bllokon qarkullimin në bulevardin para bashkisë

Gjente vajza të bukura dhe i prostituonte në Itali, pranga “tullacit” shqiptar

Arrestohen dy shqiptarë në Milano, policia i gjen heroinë dhe 70 mijë euro

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë
Sport

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

by mirseda
19:05 | 11/08/2025
0

Trajneri i Burnleyt, Skot Parker, nuk ka ndër mend që të nxitohet me aktivizimin e Armando Brojës....

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

17:38 | 11/08/2025
Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com