Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

13 kërkesat/ Edhe studentët e Tetovës në protestë, kërkojnë përmirësim të arsimit në shqip

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
13 kërkesat/ Edhe studentët e Tetovës në protestë, kërkojnë përmirësim të arsimit në shqip

Studentët e Universitetit të Tetovës, të cilëve iu janë bashkangjitur edhe disa grupe të studentëve nga Universiteti “Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Universitetit të Europës juglindore në Tetovë, përmes protestës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Studentët gjatë parakalimit në rrugët e Tetovës kanë mbajtur parulla, ku shkruhej: “Ndal korrupsionit”, “Kërkojmë drejtësi”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, “Jashtë partitë politike, poshtë nepotizmi”. Studentët marshin protestues e përfunduan para godinës së Universitetit të Tetovës, pasi atyre nuk iu është lejuar hyrja në oborrin e UT-së nga ana e forcave të policisë.

Kërkesat e studentëve

Studentët kanë parashtruar plotësimin e 13 kërkesave, mes të cilave heqjen e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimin e tarifës për studentët e huaj, largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti, ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar, furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët, parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikaë dhe verifikim të plagjiaturave, të ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike dhe urgjentisht të çlirohet Universitetet nga nepotizmi i skajshëm.

“Ne kërkojmë që partitë politike të heqin dorë nga parlamentet studentore”. “Kemi kërkesat që duhet të plotësohen pa dialog e pa asnjë kusht tjetër. Pa plotësimin e kërkesave tona ne nuk do ndalemi. UT-ja është e kapur për fyti nga nepotizmi dhe politika”, ankohen studentët në protestë. “Kemi dal t`i përkrahim studentët, fëmijët tanë”, thonë prindër që kanë marrë pjesë në protestë.

“Kërkesat janë shumë me vend, unë jam nga një universitet privat i UEJL-së, bazuar në kërkesat e tyre ata u drejtohen universiteteve shtetërore, megjithatë edhe ne kemi probleme”, thotë studente tjetër. “Unë sot jam në rolin e maturantit, nesër edhe unë do të jem në rolin e studentit, prandaj duhet që këto çështje të zgjidhen sa më parë dhe ne në të ardhmen të kemi kushte më të mira”,- u shpreh një pjesëmarrës tjetër në marshin protestues. Studentët kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditët e ardhshme.

Nga Universiteti i Tetovës ka dalë një deklaratë për shtyp, ku theksohet, se kurrë nuk ka pasur hezitim të dëgjohet zëri i studentëve dhe se Universiteti i Tetovës është i rinisë studentore dhe popullit. “Për çdo shqetësim studentor, për aq sa kemi pasur ankesa të bazuara dhe të qëndruara, ne gjithmonë kemi marrë masat e duhura dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i qëndrojmë fisnik këtij parimi human, etik dhe ligjor. UT është i popullit dhe rinisë studentore dhe nuk guxon të bëhet tabelë qitjeje e askujt, aq më pak e grupeve të caktuara të interesit. Çdo shqetësim, pakënaqësi apo revoltë duhet të zgjidhet institucionalisht”, thuhet mes tjerash në komunikatën e UT-së.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shkup thotë se po i ndjek me vëmendje kërkesat e studentëve që i paraqitën në protestën e organizuar në Tetovë, edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk janë njoftuar për to. Ajo shprehet se punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor në të gjitha nivelet, përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit./DW/

TË LIDHURA

Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të
Bota

Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të

09:27 | 05/11/2025
Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil
Bota

Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil

08:55 | 05/11/2025
DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

22:43 | 04/11/2025
Next Post
Nëna shqiptare shpërthen në lot, shkak historia e një familje nga vendi ynë

Nëna shqiptare shpërthen në lot, shkak historia e një familje nga vendi ynë

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën mësuesja

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën mësuesja

Njihuni me talentin shqiptar, një premtim i madh për skenën me muzikës

Njihuni me talentin shqiptar, një premtim i madh për skenën me muzikës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ndërtimet e paligjshme ,Policia rrethon objektet në Sauk, arrestohen 5 inspektorë të IMT Tiranë,
Aktualitet

Ndërtimet e paligjshme ,Policia rrethon objektet në Sauk, arrestohen 5 inspektorë të IMT Tiranë,

by mirseda
10:10 | 05/11/2025
0

Pesë inspektorë të IMT-së janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për...

U gjet me kokainë ati për shitje, arrestohet 32-vjeçari në Lushnje

U gjet me kokainë ati për shitje, arrestohet 32-vjeçari në Lushnje

09:50 | 05/11/2025
Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: S’ dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie

Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: S’ dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie

09:31 | 05/11/2025
Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të

Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të

09:27 | 05/11/2025
Tre vëllezër e kërcënuan për 30 mijë euro borxh

Tre vëllezër e kërcënuan për 30 mijë euro borxh

09:20 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com