Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

12 tonë drogë në Përmet, “furtunë” në policinë e Përmetit dhe të Gjirokastrës

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
12 tonë drogë në Përmet, “furtunë” në policinë e Përmetit dhe të Gjirokastrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkarkuar 2 efektivë, si dhe ka përjashtuar nga radhët e policisë një tjetër.

Ky vendim vjen pas zbulimit të magazinës me drogë në Përmet, ku gjendeshin plot 12 tonë drogë.

Gjithashtu, ka nisur hetimi disiplinor ndaj tre drejtuesve të Policisë së Gjirokastrës dhe Përmetit.

Konferenca për media e zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, mbi operacionin antidrogë të zhvilluar në Përmet:

Në datë 07.04.2017, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas informacionit të administruar se në një ish-depo të Rezervave të Shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet ishin grumbulluar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, bashkërendoi punën me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për verifikimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në zbatim të planit të përbashkët operacional të hartuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA, në datën 08.04.2017 u realizua me sukses operacioni i koduar “Pagri 2017”.

Si rezultat i këtij operacioni rezultoi se në njërën nga tre depot u gjetë e ambalazhuar në thasë plasmasi, një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pas konstatimit menjëherë është vënë në dijeni dhe njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Përmet, mbi lëndën narkotike të gjetur.

Në këtë kuadër u kryen një sërë veprimesh proceduriale dhe hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimi i lëndës narkontike të konstatuar, verifikimi i poseduesve dhe gjithë veprimeve të tjera të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i shtetasve:
• Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet

  • Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet
    Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
    • Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri – Përmet.

Ndalimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se ata, nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi:
• Koço Zaimaj, 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri.

Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë dërguar në Prokurori për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasit Koço Zaimaj, për veprat penale “Shpërdorimi i Detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” të parashikuara nga neni 248 dhe 300 i Kodit Penal.

Njëkohësisht me veprimet proceduriale, në lidhje me rastin e konstatuar pas zbulimit të sasisë me bimë narkotike, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e Policisë në strukturat vendore të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër si dhe të Komisariatit të Policisë Përmet.

Sipas detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, duhej ushtruar kontroll në sera diellore, tunele të braktisura, ish-magazina të Rezervave shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm për përdorim nga grupet kriminale.

Pavarësisht hartimit të planeve të veprimit si dhe ngritjes së grupeve të kontrollit, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nuk janë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri.

Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Përmet, si struktura përgjegjëse për kontrollin e territorit nuk është marrë asnjë informacion policor për kultivim, përpunim, grumbullim të lëndëve narkotike për vitin 2017 në territorin e Bashkisë Përmet.

Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çeshtje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Drejtorinë e Policisë Vendore Gjirokastër, për të cilët në bazë për zbatim të Ligjit për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe Rregulloren e Policisë, me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit u morën masat disiplinore:

  • Inspektor Pëllumb Qamo, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Piskovë, Bashkia Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u përjashtua nga Policia e Shtetit
  • Komisar Kastriot Ndoj, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
  • Kryekomisar Ermir Gërxhani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
  • Komisar Asim Beqiraj, me detyrë Shef i Seksionit të Sigurisë Publike, në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
  • Komisar Gentjan Shehu, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
  • Kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
  • Drejtues Fatmir Hoxha, me detyrë Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë Publike, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
  • Drejtues i Parë Aranit Arapi, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përmetit vijon hetimin për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe subjkteve të saj, të grumbullimit, mbajtjes dhe trafikimin e lëndës narkotike zbuluar dhe sekuestruar në datën 8 prill 2017 në Pagri të Përmetit.

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Next Post
36 të vdekur, ISIS merr përgjegjësinë e sulmeve në Egjipt

36 të vdekur, ISIS merr përgjegjësinë e sulmeve në Egjipt

Çaji i zi parandalon kancerin dhe ju ndihmon për një shëndet të mirë

Çaji i zi parandalon kancerin dhe ju ndihmon për një shëndet të mirë

Serbia lë 4 mijë shqiptarë të Preshevës pa shtetësi

Serbia lë 4 mijë shqiptarë të Preshevës pa shtetësi







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn
Bota

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

by mirseda
15:11 | 08/12/2025
0

Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich...

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com