Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

105 vite nga tragjedia/Faktet më interesante rreth Titanikut

8 vjet ago
in Të Gjitha
105 vite nga tragjedia/Faktet më interesante rreth Titanikut

RMS Titanic, ndoshta anija më e famshme në histori, u përplas me një ajsberg dhe të nesërmen, duke u gdhirë 15 prill 1912, u fundos nën dallgët e Atlantikut të Veriut. 1.517 gra, burra dhe fëmijë përfunduan në fund të oqeanit së bashku me të, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të njohur të kohës. Historia e transoqeanikut, vazhdon të ngërthejë edhe sot, vëmendjen e botës. Më poshtë, po paraqesim disa prej detajeve më interesante rreth anijes mitike dhe tragjedisë që ndodhi 105 vjet më parë.

Në kohën e lëshimit të saj në det, Royal Mail Steamer Titanic, ishte objekti më i madh lëvizës i ndërtuar nga njeriu. Titaniku kushtoi rreth 7.5 milionë dollarë ose 176 milionë $, me kursin e sotëm të këmbimit. Më shumë se 15.000 njerëz punuan gjatë ndërtimit të saj, në Belfast, Irlandën e Veriut. Shpejtësia më e lartë e anijes ishte 23 nyje (më shumë se 26 milje detare në orë).

Titaniku u projektua fillimisht për të pasur 64 varka shpëtimi. Por, për të ruajtur kuvertën nga demtimet, anija u pajis me vetëm 20 varka në udhetimin e saj inaugurues dhe të fundit për të.

Pasagjerja dhe shkrimtarja e modës, Edith Rosenbaum, i dërgoi një telegram sekretares së saj në Paris, se kishte “parandjenjën e problemeve” për Titanikun. Ajo vetë mbijetoi. Komploti i romanit “Kotësi” i Morgan Robertsonit, mbart një ngjashmëri të çuditshme me katastrofën e Titanikut. Romani tregon historinë e Titanit, anijes më të madhe të ndërtuar ndonjëherë, e cilësuar si e “pambytshme”, që godet një ajsberg në muajin prill dhe mbytet. Në libër, më shumë se gjysma e udhëtarëve vdesin në ujërat e Atlantikut të Veriut, për shkak të mungesës së varkave të shpëtimit. Libri u botua 14 vite para se të mbytej Titaniku.

Kostoja më e shtrenjtë e biletës së klasit të parë Jork, ishte 4.350 dollarë – sot rreth 69.600 $. Në klasin e parë të pasagjerëve, Eleanor Widener, mbante në qafë një gjerdan perlash, që asokohe kishtë nje kosto prej 250.000 dollarësh. Titaniku është i pajisur me 20.000 shishe birre, 1500 shishe verë dhe 8.000 puro për përdorim nga pasagjerët e klasit të parë.

Rreth 60 për qind e pasagjerëve të klasit të parë, arritën të mbijetonin. Ndërkohë, vetëm 42 për qind e pasagjerëve të klasit të dytë dhe 25 për qind e udhëtarëve në klasin e tretë mbetën të gjallë. Një teori shkencore e kohëve të fundit, pretendon se afërsia shumë e madhe e Hënës me Tokën, në 4 janar 1912, krijoi dallgë të mëdha që dërguan një sërë ajsbergësh në jug, pikërisht në kursin që po ndiqte Titaniku.

Nga zbulimi i ajsbergut tek përplasja me të, u deshën vetëm 37 sekonda. Nëse do të ishin çarë vetëm 4 prej kompartimenteve të papërshkueshme nga uji, Titaniku s’do të ishte mbytur. Ajsbergu çau ndërkohë 6 kompartimente. Ekuipazhi i Titanikut dështoi të lëshonte sinjale të sakta me fishekzjarre pas goditjes nga ajsbergu. Një anije u raportua të shihej aty pranë, por identiteti i anijes mbeti një mister. Ajo mund të ishte ndoshta anija “Californian” apo një gjuetare fokash e quajtur Sampson. Nëse do të kishte reaguar, do të kishte mbërritur në kohë për të shpëtuar shumë pasagjerë.

Valsi “Songe d’Automne”, ishte thuajse me siguri kënga e fundit e luajtur nga orkestra e Titanikut, edhe pse debati rreth kësaj çështje vazhdon ende. Muzikantët luajtën për dy orë e pesë minuta, deri kur anija u mbyt. Ledi Duff Gordon, një nga stilistet më të mëdha të kohës, dhe bashkëshorti i saj, Sër Cosmo Duff Gordon, shpëtuan që të dy, por më vonë u akuzuan për korruptimin e ekuipazhit, që mori vetëm 12 njerëz në varkën e tyre të shpëtimit. Në fund u shpallën të pafajshëm.

Pasagjerja e klasit të tretë, Rhoda Abbott, u hodh në det nga kuverta e Titanikut së bashku me dy djemtë e saj. Ata u mbytën, ndërsa Abbott ishte e vetmja femër e mbijetuar që u nxor nga ujërat e akullta. Shefi i kuzhinës, Baker Charles Joughin, ndihmoi në ngarkimin e ushqimeve në varkat e shpëtimit. I imunizuar, me sa duket, nga ngrirja në ujërat e ftohta, si pasojë e uiskit që kishte pirë, Joughin thuhet se mbijetoi disa orë, duke notuar në oqean, para se të shpëtohej.

Bruce Ismay, pronari i Titanikut, u hodh në një varkë shpëtimi, dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij kryesisht i izoluar në Irlandë.

William Thomas Stead, një nga themeluesit e gazetarisë investigative, që ekspozoi të këqijat e prostituimit të fëmijëve, u pa në momentet e fundit para fundosjes së anijes, i ulur mbi një karrige lëkure, duke lexuar një libër. Trupi i njeriut më të pasur në bordin e anijes, John Jacob Astor, u gjet me orën e artë të xhepit që varet nga zinxhiri. Hetuesit aluduan se Astor kishte kontrolluar orën e tij, para se të hidhej nga Titaniku.

Milioneri Benjamin Guggenheim, e hipi të dashurën e tij në një varkë shpëtimi dhe, më pas, shkoi në kabinë dhe veshi kostumin e mbrëmjes për të pritur fundin tragjik të anijes. Një nga varkat e shpëtimit u gjet në oqean, gati një muaj pas fundosjes së Titanikut, me trupat e pajetë të 3 pasagjerëve. Vetëm 306 trupa, nga 1.517 viktimat e Titanikut, u gjetën. Ekipet e shpëtimit dogjën disa prej veshjet e trupave të gjetur, për të penguar gjuetinë  e suvenirëve.

Aktorja e mbijetuar nga tragjedia, Dorothy Gibson, luajti në filmin pa zë, “E shpëtuar nga Titaniku”, katër javë pas ngjarjes, duke veshur të njëjtat rroba që kishte edhe në bordin e anijes.

Përshtati për Tirana Today/Alket Goce  

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Gabriel për Vuçiç: Anëtarësimi në BE kalon nga Kosova

Gabriel për Vuçiç: Anëtarësimi në BE kalon nga Kosova

Bayern digjet vetë në zjarrin e ndezur për Realin. Ronaldo “pushton” Munihun / VIDEO

Bayern digjet vetë në zjarrin e ndezur për Realin. Ronaldo "pushton" Munihun / VIDEO

Falë GPS “Tiny”, makina juaj nuk vidhet kurrë / VIDEO

Falë GPS "Tiny", makina juaj nuk vidhet kurrë / VIDEO

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

by mirseda
15:49 | 18/07/2025
0

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka identifikuar dhe më pas gjobitur 2 drejtues automjetesh të cilët...

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025
Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia i vihet në ndjekje dhe arreston 28-vjeçarin

Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia i vihet në ndjekje dhe arreston 28-vjeçarin

13:36 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com