Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pamje nga operacionet për shuarjen e flakëve

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, Video Galeri
10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pamje nga operacionet për shuarjen e flakëve

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 140 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU LEZHË
Ditën e djeshme në kurorën e Kishës së Shën Andout të Laçit ra një zjarr i përmasave të mëdha. Në këtë operacion u angazhuan 11 mjete zjarrfikëse nga bashkia e Krujës, Kamzës, Lezhës si dhe ato të Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë edhe 70 efektivë të ushtrisë. Për shkak të terrenit të vështirë është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterit. Zjarri rrezikoi edhe disa banesa që ndodheshin në afërsi të vatrave të zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll me pisha. Sot në mëngjes forcat zjarrfikëse po kontrollojnë vatrat e fshehura, të cilat mund të shkaktojnë rindezjen e zjarrit.

QARKU SHKODËR
Në fshatin Qerret të Pukës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës i Pukës ka ndërhyrë duke arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra dhe disa pemë frutore.

Në fshatin Çast, Shkodër ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra, si dhe 25 bagëti.

QARKU ELBASAN
Forcat e shërbimit pyjor kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të shuar flakët në pyllin me pisha në fshatin Poroçan në Gramsh. Për shkak të terrenit të vështirë zjarri nuk është vendosur nën kontroll. Era e fortë ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter. Zjarri në këtë zonë vazhdon të jetë aktiv.

Në lagjen “Xhami”, Peqin ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, si dhe rrezikonte disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Bishqem, Peqin shpërtheu një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha.

QARKU FIER
Një zjarr i madh ka përfshirë një plantacionin me ullishte në fshatin Drenovë, Mallakastër. Zjarri për shkak edhe të terrenit të thyer dhe erës së fortë ka marrë përmasa duke u përhapur me shpejtësi. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake. Pas një operacioni që zgjati rreth 3 orë u arrit të shuhej zjarri. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

Në fshatin Peshtan, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë pyllit me pisha. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe disa pisha.

Në fshatin Gorishovë, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj, i cili më pas ka prekur edhe pyllin me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me rrënjë ulliri të rinj e të vjetër, një pjesë e pyllit me pisha, dushk dhe ah. Ditën e sotme forcat zjarrfikëse po vazhdojnë të mbajnë nën kontroll zonën për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

QARKU KORÇË
Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar ‘’Bredhi i Drenovës’’ janë riaktivizuar sërish. Për të shuar zjarrin kanë punuar forca të pyjores, punonjës të njësisë administrative dhe forca vullnetare. Forcat operacionale kanë bërë të mundur që pas një pune që zgjati rreth 10 orë të izolojnë vatrat e zjarrit dhe në orët e vona të mbrëmjes të shuajnë plotësisht atë. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe bredh.

Tags: 10 vatra zjarri24 oret e funditEmergjencat Civilepamje nga operacionet për shuarjen e flakëve

TË LIDHURA

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.
Aktualitet

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut
Aktualitet

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
Next Post
Rama paralajmëron goditje të trafikut të drogës, Policia fillon aksionin (Foto)

Rama paralajmëron goditje të trafikut të drogës, Policia fillon aksionin (Foto)

Taylor Swift thyen rekordin e “Hello” të Adele

Taylor Swift thyen rekordin e “Hello” të Adele

Sot jepet vendimi për rastin e Kumanovës

Sot jepet vendimi për rastin e Kumanovës







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com