Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

1 muaj nga “Nisja e Madhe” e Giro d’Italia, Manastirliu viziton anijen “Amerigo Vespucci”: Më shumë se 800 mln shikues në mbarë botën me sytë nga Shqipëria

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
1 muaj nga “Nisja e Madhe” e Giro d’Italia, Manastirliu viziton anijen “Amerigo Vespucci”: Më shumë se 800 mln shikues në mbarë botën me sytë nga Shqipëria

Një muaj para Nisjes së Madhe të Giro d’Italia ka mbërritur në Portin e Durrësit anija e njohur “Amerigo Vespucci”, bashkë me trofeun “Trofeo Senza Fine”, kupa e garës botërore “Grande Partenza” të Giro d’Italia.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me kryetaren e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, kanë vizutuar anijen simbol të historisë dhe traditës Italiane. Ministrja Manastirliu tha se Shqipëria po bëhet gati për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze sportive, ndër më të ndjekurat në botë që do të mbahet gjatë muajin maj në vendin tonë.
“Shqipëria tani është një qendër e turizmit dhe padyshim që edhe Giro d’Italia, sepse jemi një muaj përpara ngjarjes sportive më të madhe, do të sjellë një audiencë ndërkombëtare me më shumë se 800 milionë shikues që do ta ndjekin. Jemi shumë të lumtur dhe po punojmë për të siguruar gjithçka që duhet për të garantuar që këto tre etapa në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës të jenë të suksesshme, dhe gjithashtu po punojmë për të organizuar aktivitetet festive në të gjitha qytetet ku do të kalojë Giro d’Italia”, tha Ministrja Manastirliu.

Për herë të parë, Shqipëria do të jetë epiqendra e këtij eventi ndërkombëtar, duke u bërë pjesë e një liste prestigjioze të vendeve mikpritëse. Kjo është një mundësi unike për të promovuar pasuritë tona natyrore dhe kulturore, që do të shfaqen përmes garës dhe transmetimeve ndërkombëtare; turizmin shqiptar, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar vendin tonë dhe për të shijuar mikpritjen shqiptare.
“Giro d’Italia është padyshim një ngjarje unike, Shqipëria do të jetë në sytë e botës gjatë këtyre tre ditëve, por ne po organizojmë gjithashtu edhe ngjarje të tjera para fillimit të Giro d’Italia, jemi të lumtur që ky moment do të jetë një mundësi për të promovuar edhe Shqipërinë, qendrat tona historike dhe trashëgiminë tonë kulturore, po ashtu edhe burimet natyrore, sepse ju keni gjithashtu këtë mundësi për t’i promovuar vendet ku do të kalojë Giro d’Italia”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Giro d’Italia, një ngjarje prestigjioze sportive, ndër më të ndjekurat në botë, nis pikërisht nga Shqipëria, ku do të zhvillojë 3 etapat e para gjatë muajin maj. Në Shqipëri do të përshkruajnë itinnerarin çiklistik shqiptar, çiklistët më të mirë të botës, përfaqësues të mbi 20 ekipeve ndërkombëtare, të cilët do të sfidojnë kufijtë e tyre në terrene të ndryshme për të fituar “maglia rosa” dhe trofeun e famshëm “Senza Fine”.
Gjithashtu, një muaj para nisjes së Giro d’Italia anija më ikonike dhe prestigjioze e Marinës Italiane, “Amerigo Vespucci” ka ankoruar në Portin e Durrësit, si një prej stacioneve të turit të saj Mesdhetar, duke i shtuar madhështinë kësaj porte hyrëse dhe mikpritëse në vendin tonë. Dhe bashkë me anijen ka ardhur edhe “Trofeo Senza Fine”, kupa e garës botërore “Grande Partenza” të “Giro d’Italia”.
Këto dy ngjarje janë shumë domethënëse për vendin tonë sepse vijnë si rezultat i ngritjes së imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

TË LIDHURA

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,
Aktualitet

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar
Aktualitet

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Next Post
Greqi, gjendet i vetëvarur shqiptari, prind i 3 fëmijëve

Greqi, gjendet i vetëvarur shqiptari, prind i 3 fëmijëve

‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit

‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit

“Do nisim bashkëjetesën…”/ Danja dhe Rozana pyesin Jozin për lidhjen e tij me Loredanën jashtë shtëpisë

“Do nisim bashkëjetesën…”/ Danja dhe Rozana pyesin Jozin për lidhjen e tij me Loredanën jashtë shtëpisë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

by mirseda
17:57 | 14/04/2026
0

Një zjarr i frikshëm ka rënë në Tiranë, në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në...

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

17:30 | 14/04/2026
Zjarri pranë “Nënë Tereza” del jashtë kontrollit, rrezikohen edhe pallatet

Zjarri pranë “Nënë Tereza” del jashtë kontrollit, rrezikohen edhe pallatet

17:24 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com