Bisedimet prej muajsh mes Barcelonës dhe yllit të ri të Ajax, Frenkie De Jong janë mbyllur me shtrëngim duarsh. De Jong bëhet zyrtarisht lojtar i Barcelonës, duke mposhtur konkurrencën e PSG-së dhe Manchester Cityt.
Ai do t’i bashkohet skuadrës ‘blaugrana’ më 1 korrik. Barcelonës i ka kushtuar plot 75 milionë euro, plus 11 milionë euro të tjera në raport me paraqitjet e lojtarit.
De Jong ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare që zgjat deri në verën e vitit 2024. Zyrtarizimi i marrëveshjes nga Barcelona në Twitter:
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1088120511572385792