Zhvillime të rëndësishme dhe njëherësh të habitshme kanë ndodhur brenda Kombëtares së Zvicrës. Mësohet se trajneri Petkoviç, ka përjashtuar katër lojtarë nga organika e ekipit, ndër to edhe mesfushorin nga Kosova, Valon Behrami. Dy lojtarët e tjerë të përjashtuar nga Kombëtarja janë Johan Zhorzhu dhe Gelson Fernandes, e gjitha kjo raportohet se trajneri tenton të krijojë një burim të ri.
Të justifikuar me faktin se trajneri kërkon revolucion, por kjo duket si një retorikë aspak e vërtetë dhe një vendim i tillë është komentuar edhe nga vetë lojtari me origjinë kosovare, Behrami.
Karahas Behramit, i përjashtuari tjetër është lojtari i Arsenal, Lichtsteiner, i cili ishte protagonist edhe me shqiponjën e bërë në ndeshjen kundër Serbisë, pas golave të shënuar nga Xhaka e Shaqiri.
Lajmi raportohet nga “RSI TVI”, ku shton se Behramit i është mbyllur dera përfundimisht në Kombëtaren “Helvete”. Për këtë ka folur edhe ish-mesfushori i Zvicrës, Behrami, që sipas tij, e gjitha kjo është një vendim politik, ndërsa bën paralele me simbolin e Xhakës e Shaqirit. Sipas tij, veprimi i tyre i ka shqetësuar drejtuesit dhe kjo ka ardhur nga kjo situatë.
“Është një vendim politik,” thotë Behrami në një intervistë. Petkoviç e kishte thirrur atë të hënën pasdite dhe i kishte thënë se nuk e mbështetet më 33-vjeçarin. “Mendova se ishte një thirrje me mirësjellje, por më tregoi derën. Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkoviç të më shikonte në sy. Por, tani do kem më shumë kohë për vajzën dhe gruan time. Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku. Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim. Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë“- vazhdoi Behrami.
Përveç kësaj, mesfushori thotë: “Gjesti i dyfishtë i shqiponjës së Xhakës dhe Shaqirit, mund të ketë qenë arsyeja”. Largimin nga Kombëtarja e ka njoftuar vetë lojtari përmes një njoftimi në “Tëitter”, ku shkruan: “Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i Mbyllur”.