Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zv/kryetari i PD në Shkodër jep dorëheqjen: Mesazh për përgjegjësit e vërtetë të humbjes, tregohuni të ndershëm dhe tërhiquni

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Zv/kryetari i PD në Shkodër jep dorëheqjen: Mesazh për përgjegjësit e vërtetë të humbjes, tregohuni të ndershëm dhe tërhiquni

Arben Lushaj, zv/kryetar i PD-së së Sali Berishës në Shkodër, ka dhënë dorëheqjen dhe kërkon që të merren përgjegjësi nga personat që kanë ndikuar vërtet në humbjen në zgjedhje dhe pas 33 vitesh edhe në kryeqendrën e veriut. Duket se mesazhi i tij shkon për strukturat e Shkodrës dhe ato të Tiranës.

“Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët”, thotë ai.

Arben Lushaj thotë se strukturat as janë mbledhur për të shqyrtuar humbjen e saj kanë në plan të shohin për ringritje.

“Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhërat e gabuar “të elitës”, vijon më tej Lushaj.

Reagimi i plotë i zv/kryetarit të PD-së së Berishës në Shkodër:

Të nderuar demokratë!

Me 14 maj zgjedhësit na mohuan vazhdimësinë e drejtimit të bashkisë tonë të dashur. Unë, personalisht, votën e tyre nuk e lexova si një dëshirë për ndryshim por si një dorëzim pa kushte ndaj makinerisë qeveritare.

Çdo arsye në vetvete do të përbënte kauzë për qëndresë, po të kishte patur nga ana jonë një model pa njollë, por modeli ynë dështoi sepse nuk i’u përgjigj lartësisë së këtij qyteti e kësaj bashkie.

Prita më kot se do mblidheshim si drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, pasi humbja nuk duhet të na dërrmojë. Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhërat e gabuar “të elitës”.

Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët.

Dorëheqja ime vjen përmes Facebook-ut pasi as tentuam të hyjmë në shtëpinë tonë (selia) e as menduan seriozisht të kemi seli dinjitoze për mbledhje por kafene shokësh.

Me hidhërim, shoh sot të vetmen mundësi ringritjeje, hapjen e rrugës krejtësisht modeleve më të mira. Modeleve si në fillimet tona, atëherë kur e bënë Partinë Demokratike të Shqipërisë, dega Shkodër, një lokomotivë të pandalshme elektorale dhe drejtuese 30 vjeçare të bashkisë më të mirë të vendit.

Unë do të vazhdoj të jem anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i PD-së dhe në krah demokratëve të ndershëm deri në fitoren tonë.

Me respekt

Arben Lushaj

TË LIDHURA

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku
Aktualitet

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

14:34 | 16/10/2025
Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir
Aktualitet

Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

14:31 | 16/10/2025
Kokaina nga Amerika Latine, FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan
Aktualitet

Kokaina nga Amerika Latine, FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan

13:58 | 16/10/2025
Next Post
Rama takim me studentët në Vlorë: Reforma në arsimin e lartë do të sjellë në universitete të njëjtat standarde si në vendet e BE

Rama takim me studentët në Vlorë: Reforma në arsimin e lartë do të sjellë në universitete të njëjtat standarde si në vendet e BE

Nxënësi qëllon me armë mësuesin e tij, zbardhen detajet tronditëse

Nxënësi qëllon me armë mësuesin e tij, zbardhen detajet tronditëse

Vrau Arjan Gosën për hakmarrje ndaj të vëllait, gjykata del me vendimin e fundit për ekzekutorin

Vrau Arjan Gosën për hakmarrje ndaj të vëllait, gjykata del me vendimin e fundit për ekzekutorin







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri
Kosovo

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri

by mirseda
15:03 | 16/10/2025
0

FSK - e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur...

Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n

Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n

14:56 | 16/10/2025
SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

14:34 | 16/10/2025
Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

14:31 | 16/10/2025
Rusia sulmon infrastrukturën e gazit në Ukrainë

Rusia sulmon infrastrukturën e gazit në Ukrainë

14:16 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com