Një anije turistike ka shpërthyer në flakë, ndërsa në bord ndodheshin 52 persona. Shpërthimi i flakëve është shënjuar në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Galicia. Nga shpërthimi i flakëve janë raportuar për shumë persona të lënduar, të cilët po trajtohen nga mjekët, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë.
Mediat e huaja të cilat përcjellin lajmin, bëjnë me dije se anija turistike kishte në bordin e saj 48 turistë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, në momentin që u përfshi nga zjarri. Për ti shpëtuar flakëve, shumë pasagjerë janë hedhur në det, pasi rojet civile të Spanjës dhe anijet e civilëve nxituan drejt vendit të ngjarjes për ti shpëtuar.
Shpërthimi ka qenë me intesitet të lartë. Një numër pasagjerësh janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, dhe shumë prej tyre janë në gjendje shoku pas ngjarjes. Autoritetet në rajonin e Galicisë shkruajnë në llogarinë e tyre në Twitter se dy njerëz kanë marrë djegie të rënda, dhe u transportuan në një spital të martën.
Tre të tjerë po trajtohen në spitale të ndryshme lokale, në varësi të lëndimeve të tyre. Kryetari i Bashkisë Grove, José Antonio Cacabelos, tha se duhet të ndërmerren masa sigurie, për të garantuar që një incident i ngjashëm “të mos ndodhë përsëri”. “Lajmi më i mirë është se nuk ka vdekje. E gjithë kjo ishte një frikë që askujt nuk i pëlqen ta përjetojë”.