Flakët kanë përfshirë ditën e sotme pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, teksa dyshohet se shkak është bërë lënia ndezur e një ngrohëseje në dhomën e mjekut, e cila mund të ketë shkaktuar shkëndijë elektrike.
Për ngjarjen kanë folur edhe drejtori i spitalit të Shkodrës Senad Halluni dhe mjeku kirurg Gëzim Galiqi, të cilët kanë deklaruar se pacientët janë evakuuar në kohë dhe se situata është nën kontroll.
Zjarri në spitalin e Shkodrës, flet një nga pacientët: Në dhomë ishim dy veta, ishim duke marrë serum
“Nuk ka të lënduar, pacientët janë evakuuar në kohë.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota”, tha ai mes të tjerash.